Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Si u bë Vlora Hyseni drejtuesja e SHISH? Nga karriera e ndërprerë në Kosovë, në ekipin e Ramës në Shqipëri

P
Piranjat22 September 2026, 15:31 · 2 min lexim
Si u bë Vlora Hyseni drejtuesja e SHISH? Nga karriera e ndërprerë

Me moton “Ne jemi aty ku të tjerët nuk janë, sigurojmë informacione që të tjerët nuk i kanë”, Vlora Hyseni drejton Shërbimin Informativ prej tre vitesh. Por, për herë të parë në historinë e Shqipërisë së pas vitit 1991, kreu i SHISH-it akuzohet nga drejtësia se sekretet shtetërore i ka keqpërdorur, duke i shpërndarë për grupe kriminale.

Po si u bë drejtuesja e SHISH-it, 42-vjeçarja nga Kosova?

Para se të merrte detyrën në Shqipëri, Hyseni ka punuar në inteligjencën e Kosovës, karrierë e nisur që në vitin 2010, ndërsa në vitin 2019 u emërua si numri dy i kësaj agjencie dhe një vit më pas ka shërbyer si ushtruese e detyrës së Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, detyrë të cilën e ushtroi deri në prill të vitit 2021, kohë në të cilën u shkarkua nga Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja e asaj kohe, Vjosa Osmani.

Karrierën e ndërprerë në Prishtinë e vijoi në Tiranë, ku Edi Rama e mori në kabinetin e tij qeveritar, si këshilltare e Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare për dy vite, shkruan A2 CNN. Deri këtu nuk kishte rënë pre e politikës në kryeqytetin shqiptar, por emri i saj u përfol kur Rama vendosi që, më 17 mars, ta propozonte si drejtuese të Shërbimit Informativ të Shqipërisë, me argumentin se integriteti që ajo gëzon në komunitetin ndërkombëtar ishte një garanci për këtë institucion të sigurisë kombëtare.

Ndryshe nga optimizmi i Ramës, opozita ishte skeptike, duke i kërkuar Presidentit Begaj që të mos e dekretonte pa marrë informacione në Kosovë se përse e kishte shkarkuar Albin Kurti.

Por këto zëra nuk shkuan në veshin e Presidentit Bajram Begaj, i cili e dekretoi Vlora Hysenin si drejtuese të SHISH-it më 3 prill të vitit 2023. As sot, pas më shumë se tre vitesh, kreu i Shtetit, me zyra në Pallatin e Brigadave, duket se nuk ka dëgjuar ende asgjë nga “zhurma” e drejtësisë, duke mos u shqetësuar për cenimin e sigurisë kombëtare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.