Siguria teknike në kantiere, IKMT gjobit 22 subjekte në Tiranë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vazhdon me intensitet inspektimin e kantiereve të ndërtimit në të gjithë territorin, me fokus të veçantë edhe në Bashkinë e Tiranës, për shkak të numrit të lartë të lejeve në zbatim.
Gjatë fazës së dytë të rikontrollit në kantieret e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, deri të premten e kaluar janë kryer riverifikime në 132 objekte ndërtimi, ku është vlerësuar shkalla e përmbushjes së detyrimeve të vendosura gjatë kontrollit fillestar.
Në 22 raste është konstatuar mungesë reflektimi dhe moszbatim i masave të kërkuara, si dhe mospërputhje me kërkesat ligjore. IKMT ka proceduar këto subjekte në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi, i cili përcakton ndëshkimin me gjobë, masa e së cilës varet nga natyra e shkeljes së konstatuar.
Procesi i kontrollit, në bashkëpunim me IMT-të vendore dhe AZHT-në, vijon në të gjithë territorin, me qëllim garantimin e përputhshmërisë me standardet e sigurisë dhe kërkesat ligjore në fushën e ndërtimit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Makinat elektrike ‘pushtojnë’ Shqipërinë: Shqiptarët kalojnë nga nafta te energjia

Çmimi i ulët i luleshtrydheve, fermerët e Fierit dalin në protestë

Shqiptari i nxjerr syrin grekut pas sherrit!

Kërcënimet ndaj Endri Meksit, botuesi: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN

EMRI/ Ndërron jetë i dënuari me burg përjetë, pësoi arrest kardiak

FOTO/ Pas denoncimit të Piranjave, pastrohet rruga drejt Kalasë dhe Spitalit në Lezhë

EMRI/ Gjendet i pajetë 52-vjeçari në Sarandë, ja çfarë dyshohet

Fermerët e luleshtrydheve në protestë: Na marrin prodhimin lirë, e shesin trefish





