Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

Siguria ushqimore lë për të dëshiruar! Gonzato ''shuplakë'' Ramës: BE nuk arrihet me fjalë...

P
Piranjat21 April 2026, 13:28 · 3 min lexim
Siguria ushqimore lë për të dëshiruar! Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka “goditur” Edi Ramën teksa tha se vendi ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të negociatave për anëtarësim, duke nënvizuar se progresi nuk matet vetëm me hartimin e ligjeve, por mbi të gjitha me funksionimin real të sistemeve.

Ai shpjegoi se një sistem funksional kategorizimi u mundëson autoriteteve të dallojnë qartë subjektet që përmbushin standardet e BE-së, ato që kanë potencial për t’u përafruar brenda një afati të caktuar dhe ato që kërkojnë ndërhyrje më të thella strukturore.

Ai theksoi se përmirësimi i cilësisë së qumështit të papërpunuar është parakusht për të qenë konkurrent në tregun e BE.

“Shqipëria ka hyrë në këtë fazë vendimtare të negociatave. Ecuria nuk matet vetëm me qëllimet që ka Shqipëria, apo me miratimin e legjislacionit, por matet me anën e sistemeve që funksionojnë.

Në qendër të këtij transformimi qëndron një çështje kyçe, kategorizimi i operatorëve të biznesit ushqimore dhe përmirësimi i subjekteve në përputhje me standardet e BE. Një sistem kategorizimi që  funksionon mirë u bën të mundur autoriteteve që të dallojnë ato subjekte që përmbushin standardet e BE, atyre që mund të arrijnë pajtueshmërinë me këto standarde brenda një afati dhe atyre që kërkojnë një përshtatje më të themelore. Në bazë të kësaj pune autoritetet mund të përdorimin burimet e kufizuara dhe ti bazojnë në kontrolle që në bazë kanë rrezikun. Kjo është e rëndësishëm në sektori si përpunimi i qumështit dhe mishit ku hendeku ndërmjet praktikave aktuale dhe kërkesave të BE mund të jetë i konsiderueshëm.

Përmirësimi i cilësisë së qumështit të papërpunuar është parakusht për të qenë konkurrent në tregun e BE. Harmonizimi me standardet e BE forcon besimin e konsumatorëve dhe krijon mundësi të reja për rritje dhe eksporte.

Nevojiten më shumë përpjekje nga qeveria që bizneset të kuptojnë plotësisht kategorizimin dhe mbështetjen që duhet të kenë për të patur më shumë financim”, tha nder te tjera ambasadori i BE.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.