AKTUALITET

SIGURIMET/ Pa licencë dhe me komisione të kripura për shërbime “fantazëm”, Konkurrenca kap “mat” bankën Intesa Sanpaolo

Piranjat Përditësimi i fundit 5 May 2026, 17:50

SIGURIMET/ Pa licencë dhe me komisione të kripura për

Komisioni i Konkurrencës ka mbyllur hetimin e thelluar ndaj tregut të sigurimit të jetës për kreditë në sistemin bankar, një proces që nisi pas sinjalizimeve për abuzim me pozitën dominuese dhe kufizim të zgjedhjes së klientëve.

Siç konstatohet në dokumentacionin e konsultuar nga skyweb.al, hetimi ka nxjerrë në pah një model funksionimi ku bankat, në momentin vendimtar të dhënies së kredisë, orientonin klientët drejt policave të caktuara të sigurimit, shpesh me prime më të larta, duke përfituar pagesa të konsiderueshme nga kompanitë e sigurimit, pa reflektuar këto përfitime në uljen e kostos për kredimarrësit.

Në përfundim të hetimit, Komisioni ka vendosur një detyrim të përgjithshëm për të gjitha bankat: Klientëve duhet t’u paraqitet një listë e plotë e kompanive të sigurimit dhe e primeve përkatëse, në mënyrë që zgjedhja të jetë reale dhe e informuar.

Ky detyrim synon të ndalojë praktikën e orientimit të klientëve drejt kompanive të caktuara të sigurimit dhe të rikthejë konkurrencën në treg.

Por përtej këtij vendimi sistemik, hetimi ka zbuluar edhe shkelje të rënda në raste konkrete, ku më flagrant rezulton ai i Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Sipas dokumentit që ka parë skyweb.al, kjo bankë rezulton të ketë operuar në tregun e sigurimit të jetës pa qenë e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare si agjent apo broker sigurimesh.

Komisioni i Konkurrencës thotë qartësisht se Intesa San Paolo Bank “nuk zotëron as licencë brokeri dhe as licencë agjenti… çka e përjashton nga e drejta për të kryer çdo veprim ndërmjetësimi, promovimi, trajtimi të policave apo përfitimi të komisioneve mbi primet e sigurimit.”

Megjithatë, pavarësisht se në shkelje të qartë ligjore , Komisioni konstaton se Intesa San Paolo Bank ka qenë aktive në këtë treg përmes marrëveshjeve me kompanitë e sigurimit.

Komisioni thekson se “pavarësisht mungesës së licencimit, Intesa Sanpaolo ka marrëveshje bashkëpunimi me të katër shoqëritë e sigurimit të jetës që operojnë në treg”, ndërsa analiza e sjelljes së saj, Konkurrenca e gjen Bankën Intesa duke gënjyer, por komisionerët përdorin një gjuhë më profesionale duke thënë se “tregon një realitet të ndryshëm nga ai i paraqitur prej saj”, gjë që vë seriozisht në dyshim pretendimin se klientët zgjedhin në mënyrë të lirë siguruesin. Kjo konfirmohete dhe nga fakti se më shumë se 70% e policave të sigurimit janë marrë vetëm nga një kompani.

Komisioni evidenton se struktura e portofolit të sigurimeve të jetës për kredi në këtë bankë “nuk pasqyron aspak përqindjet e tregut”, duke sugjeruar se përzgjedhja e kompanive nuk është rezultat i konkurrencës së lirë, por i “ndikimeve të brendshme që burojnë nga mënyra se si banka strukturon ofrimin e këtij produkti.”

Gjithashtu, hetimi ka zbuluar se banka ka pasur komunikime dhe koordinim të drejtpërdrejtë me kompanitë e sigurimit, në kundërshtim me deklarimet e saj publike.

Sipas Komisionit, “nga inspektimet dhe dokumentacioni i siguruar… rezulton se banka ka pasur komunikime të drejtpërdrejta dhe raste të koordinimit me kompanitë e sigurimit”, duke rrëzuar pretendimin se nuk ndërhyn në procesin e përzgjedhjes së policave.

SIGURIMET/ Pa licencë dhe me komisione të kripura për

Por gjetja më e fortë lidhet me përfitimet financiare në kurriz të klientëve.

Komisioni ka evidentuar se banka ka aplikuar një tarifë të quajtur “Komision për administrimin e llogarisë së primeve”, e cila, ndonëse paraqitet si tarifë administrative, në praktikë “përputhet plotësisht me komisionet që bankat e licencuara agjentë ose broker aplikojnë ligjërisht”, duke treguar se banka ka ushtruar në mënyrë të tërthortë aktivitet ndërmjetësimi pa qenë e licencuar.

SIGURIMET/ Pa licencë dhe me komisione të kripura për

Ky mekanizëm përshkruhet nga Komisioni si një deformim i drejtpërdrejtë i tregut, pasi “jo vetëm deformon konkurrencën në tregun e sigurimit të jetës, por krijon edhe një avantazh të padrejtë ndaj bankave të tjera që operojnë në përputhje me kuadrin rregullator”, ndërsa paralajmërohet se nëse nuk ndërhyhet, ekziston rreziku që ky model të përhapet në gjithë sistemin bankar.

Për këtë arsye, në vendimin përfundimtar, Komisioni i Konkurrencës ka marrë masa konkrete ndaj Intesa Sanpaolo.

Banka detyrohet të ndalojë menjëherë aplikimin e komisioneve të tilla dhe të shfuqizojë marrëveshjet me kompanitë e sigurimit për aq kohë sa nuk është e licencuar si agjent apo broker sigurimesh.

Hetimi, edhe pse nuk ka përfunduar me gjoba, nxjerr në pah një realitet problematik në tregun bankar dhe atë të sigurimeve, ku ndërthurja e produkteve financiare krijon hapësira për fitime të fshehura dhe kufizim të zgjedhjes së klientit.

Vendimi i Komisionit synon të vendosë një standard të ri transparence dhe të ndalojë praktikat që, edhe pse jo gjithmonë të dënueshme drejtpërdrejt, cenojnë konkurrencën dhe interesin e konsumatorit. /skyweb.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?