Situata alarmante në Lundre, zjarri po avancon drejt Shkopetit

Situata në fshatin Lundre paraqitet shumë e agravuar dhe me rrezik të shtuar. Zjarri ka dalë nga territori i Lundresë, ka përfshirë edhe territorin e fshatit Madhesh dhe po avancon në drejtim të Shkopetit. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë situatën gjithnjë e më të vështirë për t’u kontrolluar.
Rreziku është konkret edhe për një banesë ku aktualisht janë të stacionuara forcat që po angazhohen në përballimin e situatës. Për këtë arsye, kërkohet vlerësim i menjëhershëm i sigurisë së personelit dhe i banesës.
Ndërkohë, në majën e malit Trodhen, zjarri ka avancuar në drejtim të staneve. Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë, është kërkuar largimi i personave nga zona, si masë paraprake për mbrojtjen e jetës, raporton gazetari Enver Doçi.
Situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme, të koordinuar dhe me të gjitha kapacitetet në dispozicion. Në kushtet kur terreni është i vështirë dhe era po ndihmon përhapjen e flakëve, ndërhyrja nga ajri është tashmë e domosdoshme për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur rrezikimin e banesave, njerëzve dhe staneve.
Çdo vonesë në ndërhyrje mund ta bëjë situatën edhe më të vështirë për t’u kontrolluar.
Lexo edhe
AKTUALITET
Alban Eftimi i "Atelier 4" dëshmon në SPAK për dosjen e Belinda Ballukut

Temperatura deri në 36°C, IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

'GJKKO ka marrë kompetenca të Policisë', Vishaj: Rregullorja nuk mund të bëhet vetëm për veten

Nga sot hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit brazilian në Shqipëri

Dalin detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, merret në pyetje një i dyshuar

EMRI/ Dhunoi me grushte punonjësin e policisë, arrestohet 27-vjeçari

Çfarë po ndodh në Instagram? Bllokohen disa llogari, mes tyre Agron Shehaj dhe aktivistë të protestës

Malaj: Pagat e magjistratëve s’janë bllokuar nga ne, sillni listëpagesat sipas metodologjisë në fuqi





