Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 21:00 janë regjistruar 26 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive, 4 nën mbikëqyrje dhe 1 nën kontroll.
Në Gojan–Gjegjan, Pukë, vijon puna intensive për shuarjen dhe izolimin e vatrave në një terren të vështirë. Falë ndërhyrjes janë shpëtuar 2 banesa të banuara, ndërsa janë marrë masa edhe për evakuimin e disa banorëve.
Janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse me 29 efektivë MZSH, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 50 forca bashkiake, 50 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA-së, të mbështetur nga 1 automjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë të FA-së. Forcat dhe mjetet janë pozicionuar në pikat me rrezik për ndërhyrje të menjëhershme.
Në Shtanë, Mirditë, janë evakuuar banorët e rrezikuar. Vijon angazhimi për mbrojtjen e zonës së banuar me 40 forca bashkiake, të mbështetura nga 30 efektivë të FA-së, 2 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë. ndërsa në zonë është dislokuar edhe një ambulancë.
Në Dukat, Vlorë, pavarësisht shtrirjes së vatrës në drejtim të malit, nuk rrezikohen banesa. Në terren operojnë 2 automjete zjarrfikëse me 9 efektivë, 8 punonjës të pyjores, 12 forca të Njësisë Administrative Orikum dhe 100 efektivë të FA-së, ndërsa nga ajri operacioni është mbështetur nga 2 avionë Air Tractor.
Në Dajt, Tiranë, vijon puna për izolimin e vatrave të mbetura me 30 efektivë të FA-së, 13 efektivë MZSH, 9 forca të AZM-së dhe 1 helikopter të FA-së. Një pjesë e vatrave janë izoluar plotësisht dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Bërshi, Klos, janë angazhuar 5 efektivë zjarrfikës, 10 forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA-së. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.
Ndërkohë, ndërhyrjet e deritanishme kanë sjellë përmirësim në disa zona: Farka është nën kontroll, ndërsa Mal Miloti, Lufaj, Kalivaç dhe mali i Çikës mbahen nën mbikëqyrje. Në Mal Milot zjarri është shuar pas ndërhyrjes së strukturave vendore dhe FA-së.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 August22:09
U arrestuan se ndihmuan Sokrat Vatën, zbardhet dëshmia e turqve: Ja pse hyri në bagazhin e makinës
Zbardhet dëshmia e Nuh Mahmutoglu pas ngjarjes në Ksamil ku mbeti i vrarë turisti portugez. Në dëshminë e tij, shtetasi turk ...
AKTUALITET
21 August22:03
Vrasja e të riut portugez te hotel “Principote”, publikohet fotoja e Sokrat Vatës gjatë seancës gjyqësore
Është publikuar fotoja e 29-vjeçarit Sokrat Vata gjatë seancës së sotme gjyqësore, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes s&...
AKTUALITET
21 August21:55
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi
Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës s...
AKTUALITET
21 August21:50
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës në sallën e gjyqit për vrasjen e portugezit: Më erdhi drejt me thikë, unë e lëviza dhe…
Zbardhet dëshmia në sallën e gjyqit e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, Luis Miguel Var...
AKTUALITET
21 August21:38
Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Gjykata shpall masën, lihet në burg Sokrat Vata dhe 4 të tjerë
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Sokrat Vatën, i cili dyshohet se është autori i vrasjes ...
AKTUALITET
21 August21:05
Rrahu deri në vdekje gruan, asnjë avokat s’e merr përsipër 45-vjeçarin shqiptar. Viktima, mbesa e kreut të klanit të ‘Ndranghetës’
Dy avokatë të Dhomës së Avokatisë së Castrovillarit kanë refuzuar të marrin përsipër mbrojtjen si avokatë...
AKTUALITET
21 August20:53
La vajzën vetëm për dy ditë për të parë ndeshjen në Elbasan, nën hetim babai
Policia në Qipro po heton një rast të rëndë të neglizhencës ndaj fëmijëve, pasi një vajzë 11-vjeça...
AKTUALITET
21 August20:38
Operacion antidrogë në Korçë/ Arrestohet një person, sekuestrohen doza kokaine, para dhe municione
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë po zhvillon një operacion të gjerë antidrogë në rajonin juglindor të vendit, m...
AKTUALITET
21 August20:14
Pesë ditë lutje në Malin e Tomorrit, mijëra besimtarë drejt Malit të Shenjtë
Ka nisur sot në Malin e Tomorrit pelegrinazhi tradicional 5-ditor, një prej ngjarjeve më të rëndësishme shpirtërore për ...
AKTUALITET
21 August19:53
Protesta kundër qeverisë/ Protestuesi: Kjo protestë zgjoi jo vetëm shqiptarët por edhe opinionin botëror
Një protestues ka deklaruar se kjo protestë zgjoi jo vetëm shqiptarët por edhe opinionin botëror. Gjatë një prononcimi pë...