AKTUALITET

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje

Piranjat Përditësimi i fundit 21 August 2026, 15:13
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra mbeten aktive dhe 2 nën

 Situata me zjarret vijon të mbetet problematike, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim në lidhje me këtë. Përmes një njoftimi, Mbrojtja bën me dije se deri në orën 14:00 janë regjistruar 16 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje. 

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 240 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore. Në Gojan–Gjegjan të Pukës, situata paraqitet e qetë dhe aktualisht nuk ka rrezik për banesat. Në terren janë 6 automjete zjarrfikëse me 29 efektivë MZSH, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 50 forca bashkiake dhe 50 vullnetarë, të mbështetur nga 40 efektivë të FA-së, 1 automjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë.

Në Dukat, të Vlorës po vijon operacioni në zonën e Shatës, ku vatra ka marrë shtrirje të konsiderueshme gjatë natës në drejtim të malit, por nuk rrezikohen banesa. Në vatrat e tjera vijon ndërhyrja dhe monitorimi nga strukturat vendore dhe operacionale, me fokus mbajtjen nën kontroll të situatës dhe parandalimin e riaktivizimeve.

Ministria e Mbrojtjes - përditësim mbi situatën e zjarreve

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 janë regjistruar 16 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje.  Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 240 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

Gojan–Gjegjan, Pukë – Situata paraqitet e qetë dhe aktualisht nuk ka rrezik për banesat. Në terren janë 6 automjete zjarrfikëse me 29 efektivë MZSH, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 50 forca bashkiake dhe 50 vullnetarë, të mbështetur nga 40 efektivë të FA-së, 1 automjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë. Mjetet janë stacionuar në pikat me rrezik riaktivizimi për ndërhyrje të menjëhershme.

Dukat, Vlorë – Vijon operacioni në zonën e Shatës, ku vatra ka marrë shtrirje të konsiderueshme gjatë natës në drejtim të malit, por nuk rrezikohen banesa. Janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse me 9 efektivë, 8 punonjës të pyjores, 12 forca të Njësisë Administrative Orikum dhe 40 efektivë të FA-së, me mbështetje ajrore nga 2 avionë Air Tractor.

Mal Milot, Kurbin – Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin me pisha, pa rrezik për banesat. Operacioni zhvillohet me 1 automjet zjarrfikës dhe 7 efektivë MZSH, 12 forca policore, 35 forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA-së, të mbështetur nga 2 automjete zjarrfikëse të FA-së dhe 1 helikopter.

Dajt, Tiranë – Vijon puna për izolimin e vatrave të mbetura. Një pjesë janë izoluar plotësisht dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në operacion janë 30 forca ushtarake, 13 efektivë MZSH dhe 9 forca të AZM-së, me mbështetjen e 2 helikopterëve të FA-së.

Në vatrat e tjera vijon ndërhyrja dhe monitorimi nga strukturat vendore dhe operacionale, me fokus mbajtjen nën kontroll të situatës dhe parandalimin e riaktivizimeve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?