Situata me zjarret në Krujë, nis evakuimi i banorëve që rrezikohen nga flakët

Forcat e Policisë kanë nisur nxjerrjen e banorëve nga banesat, ndërsa është marrë vendimi për evakuimin e zonave më të ekspozuara ndaj flakëve.
Mësohet se procesi i evakuimit është përqendruar veçanërisht në banesat që ndodhen në pjesën pranë malit, ku situata paraqet rrezik për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Autoritetet po vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa prioritet mbetet largimi i banorëve nga zonat e rrezikuara dhe garantimi i sigurisë së tyre.
Situata mbetet dinamike, ndërsa ekipet e emergjencave dhe shërbimet e tjera vijojnë të jenë në terren për përballimin e situatës së krijuar nga zjarri.
Këtë e ka konfirmuar edhe ish-kandidati për deputet i PD, Aulon Kalaja., i cili me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale, ka thënë se ka nisur evakuimi i zonës.
“Policia po nxjerr banorët nga shtëpia dhe ka nxjerrë urdhër evakuimi për banesat që janë të fokusuara në këtë pjesë. Banesat që janë në pjesën e majtë dhe afër malit, në lagjen ‘Abaze’, po evakuohet zona, sepse ka një rrezik potencial nga banorët në këtë pjesë”, u shpreh Kalaja.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri "përpin" lagjen Abaze në Krujë/ Flakët u afrohet shtëpive, nis evakuimi i banorëve, rifillon ndërhyrja nga ajri

Zjarri përfshin Priskën e Madhe, tymi mbulon zonën

Lagjja “Boje” në Krujë nuk gjen paqe/ Vazhdon beteja me flakët, shënohen disa vatra zjarri

Akuzohet për përvetësimin e rreth 700 milionë lekëve/ Apeli lë në fuqi masën, ish-drejtoresha e Postës së Durrësit ngelet në burg...

Zjarr i fuqishëm pranë kufirit shqiptaro-grek, flakët përfshijnë malin

EMRI/ 55-vjeçari bie nga shkëmbi në Radhimë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

"Më keni dënuar për një fjali" - Rrëzohet kërkesa për lirimin nga burgu, e një prej grabitësve të 4.6 mln eurove në Aeroportin e Rinasit...

“Jeta jote kaq e pati"/ Pas sulmit me thikë ndaj Denis Bajrit në burgun e Fierit, sekuestrohen librat e hyrje-daljeve dhe pamjet e kamera...





