Berisha thirrje shqiptarëve: Të shtunën në orën 12:00, bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që ditën e shtunë në ora 12.00, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që ditën e shtunë në ora 12.00, ...
Një fëmijë në një zonë rurale në veri të shtetit të Nju Jorkut ka humbur jetën pasi u infektua me fruth, duke...
Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Lin...
Venddepozitimi i mbetjeve të Bashkive Bulqizë dhe Klos, i cili ndodhet mbi fshatin Plan i Bardhë, vijon të digjet prej më shumë s...
Avokati i Erion Veliajt ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e depozitimit të një kallëzimi penal lidhur me pretendimet për k&eu...
Kanë nisur zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku miliona qytetarë po votojnë për për...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka kritikuar projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2027, duke i cilësuar ato si dësh...
Veliaj, në letrën e zbardhur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shprehet: “E nderuar zonjagjykatëse, siç jeni vënë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti një delegacion përfaqësuesish të partisë simotër italiane, Fratelli d&rs...
Studentët kanë marshuar sot në rrugët e Tiranës, ndërsa janë ndalur te Fakulteti i Ekonomikut, ku iu kanë bërë...

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën e zjarreve në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 44 vatra zjarri, nga të cilat 14 mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 21 janë shuar.
Në operacione janë angazhuar 636 forca vendore dhe 67 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 329 efektivë, mjete të shumta, 6 operacione me helikopterë, 1 avion Air Tractor dhe 1 dron.
Situatat kryesore aktive janë:
* Shkodër: vijon aktive vatra Bardhaj–Myselim, me angazhim nga toka e ajri, përfshirë 71 efektivë dhe 2 helikopterë të FA. Aktive janë gjithashtu vatrat në Mnelë të Vogël, Naraç dhe malin e Tërbunit, ku janë angazhuar edhe 50 forca ushtarake. Zjarri në Bërdicë është nën mbikëqyrje dhe nuk paraqet rrezik për banesat.
* Tiranë: aktive vijojnë zjarret në Malin e Dajtit, Kryezi të Kavajës dhe Selitë e Malit. Në Dajt janë angazhuar 82 efektivë dhe 1 helikopter i FA, ndërsa në Kryezi është përdorur edhe 1 avion Air Tractor.
* Dibër: aktive janë vatrat në Vajkal, Lundre–Madhesh, Qafën e Helmes dhe Cerrujë. Vatra Lundre–Madhesh po mbështetet edhe nga FA.
* Lezhë: aktive mbeten vatrat në Gallatë dhe Kalivaç–Zimaj–Kashnjet; në këtë të fundit janë angazhuar edhe 63 efektivë dhe 2 helikopterë të FA. Nuk raportohen banesa në rrezik.
* Berat: aktive vijon vatra në Vokopolë, ndërsa zjarri në lagjen Kala është shuar.
Në qarqet e tjera, disa vatra janë shuar ose mbahen nën mbikëqyrje, përfshirë ato në Korçë, Elbasan, Vlorë, Durrës, Fier dhe Kukës.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave, pasurisë së qytetarëve dhe mjedisit.
Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka zhvilluar dje një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës, duke den...
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec-Korçë, në segmentin e Qafë Plloçës, ku dy automj...
Situata nga zjarret në Mat mbetet kritike. Vatra e zjarrit që ka përfshirë fshatrat e Ulzës sa vjen e zgjerohet. Terreni i thyer mal...
Vijon të jetë aktiv prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër. Flakët e zjarrit po përhapen në zon&e...
Rreth 270,000 pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në të gjithë Indonezinë pasi një shpërthim vullkanik anuloi m&eum...
Në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane po mbahet Konferenca Jubilare me rastin e 35-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Bektash...
Ndryshimet klimatike mund të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si Shqipëria prodhon energji elektrike gjatë dekadave të a...
Zjarret vijojnë të jenë aktive në disa zona të qarkut të Shkodrës, ndërsa gjatë natës dhe orëve të...
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi...
Unaza e Poshtme e Burrelit, një investim publik prej rreth 1.3 milionë eurosh, është shembur plotësisht përpara se të vihej...