Situata problematike/ Alarm në Tepelenë: Plehrat arrijnë nënstacionin elektrik, në rrezik lumi Vjosa

Në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Tepelenë shkarkohen çdo ditë rreth 8 ton mbetje, duke krijuar një situatë problematike për zonën përreth.
Sipas korrespondentes së SYRI, sasia e madhe e mbetjeve ka avancuar deri në pushtimin e nënstacionit elektrik, duke rritur shqetësimet për rrezik potencial dhe ndotje të mjedisit.
Lidhur me këtë problematikë, Bashkia Tepelenë bën me dije se, në kuadër të Parkut Kombëtar të Vjosës dhe statusit UNESCO “Njeriu dhe Biosfera”, përmes Ministrisë së Mjedisit, ka siguruar financim nga Banka Botërore dhe donatorë të tjerë për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve.
Sipas bashkisë Tepelenë, projekti parashikon masa konkrete, përfshirë mbylljen e venddepozitimit aktual dhe ndërtimin e një stacioni transferimi, i cili do të mundësojë transportimin e mbetjeve drejt Bajkajt, në përputhje me standardet e legjislacionit mjedisor.
Lexo edhe
AKTUALITET
Detajet/ S’u pëlqeu ngjyra dhe s'paguan, pse nisi përleshja në servisin e makinave në Korçë

Emrat/ Sherr në një servis makinash në Korçë, 4 të plagosur, mes tyre pronari

EMRI/ Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, arrestohet 26-vjeçari

PD denoncon Bordin e Transparencës, Lisandër Hoxha: Rriti çmimin e naftës kur po shiten stoqe të mëparshme. Abuzim ndaj qytetarëve!

E rëndë në Sarandë/ Greku dërgohet pa shenja jete në spital, personat që e shoqëronin u larguan me shpejtësi

Këmbimi valutor/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Parashikimi i motit për sot, 28 mars 2026

Gazetari: Kush po e saboton zbardhjen e zhdukjes së Vis Martinajt





