Situatë alarmante në Kopshtin Zoologjik të Tiranës. Kafshët përpëliten në temperatura të larta, pa ujë dhe të sëmurë

Këto pamje janë siguruar këtë të martë në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, ku në temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius, kafshët shihen të rraskapitura, të lodhura e të sëmura, ndërsa përpiqen, në një ambient që nuk i ngjan aspak habitatit të tyre natyror, të kapin hijet e rralla që mund t’i mbrojnë nga dielli përvëlues.
Arinjtë, luani, ujku, por edhe kafshë të tjera, si lopët dhe kuajt, shihen duke u përpëlitur nga vapa dhe etja, në ambiente që dukshëm të lenë dyshimin se nuk ofrojnë kushtet minimale për përballimin e këtij të nxehti ekstrem që ka përfshirë vendin këtë gusht.
Bie në sy menjëherë se uji për to është i pamjaftueshëm dhe në kushte që ngrenë pikëpyetje për higjienën e tij, por një tjetër pamje është edhe më alarmante.
Një prej ujqërve të Kopshtit Zoologjik qëndron në zonën e rrethuar të tij, me plagë të dukshme në trup, ndërsa nuk dihet nëse po merr trajtimin e nevojshëm veterinar.
Kafshët nuk mund të tregojnë se kanë etje, se po vuajnë nga nxehtësia apo se kanë dhimbje, nuk mund të të largohen nga aty, nuk mund të kërkojnë ndihmë. Dhe pikërisht për këtë arsye, në ditët kur temperaturat përvëlojnë vendin, përgjegjësia e njerëzve dhe institucioneve për mirëqenien e tyre bëhet edhe më e madhe. Njeriu që i ka vendosur aty, ka edhe përgjegjësinë për t’u garantuar atyre kushtet minimale të jetesës, kujdesin dhe mbrojtjen që meritojnë./bw
Lexo edhe
AKTUALITET
Digjet edhe Lura, flakët përhapen me shpejtësi nëpër pyje

Ndotje në bregdetin e Borshit dhe Qeparos, pushuesit denoncojnë mbetje nafte në det

Hetimet/ U ndalua si i dyshuar për zjarrin në Krujë, lirohet 74-vjeçari

Arrestohet në Durrës suedezi që qarkullonte në plazh me pistoletë

Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

25-vjeçari shqiptar akuzohet nga balerina e klubit të natës në Milano: Më hodhi drogë në pije dhe më detyroi të kryeja marrëdhënie me të...

Denoncimi i banorëve të Nishtullës: Po na mbyt tymi i mbetjeve prej 5 vitesh, askush nuk merr masa

1 milionë euro në kutitë e këpucëve poshtë krevatit, kapen dy narko-vëllezërit që punonin për mafien shqiptare





