Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich...
AKTUALITET

Situatë alarmante nga zjarri pranë Lundrës/ Flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha me bimësi, ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë

P
Piranjat12 August 2026, 23:02 · 1 min lexim
Situatë alarmante nga zjarri pranë Lundrës/ Flakët

Vatra e zjarrit në zonën e Daiasit, pranë Lundrës në Tiranë po vijojnë të përhapen masivisht. Flakët po favorizohen nga erërat lokale dhe bimësia e zonës. Operacioni për shuarjen e flakëve po ndiqet nga afër nga forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe Kamzës.

Në ndihmë të tyre janë kërkuar forca edhe nga Elbasani. Gjithashtu në vendin më kritik të zjarrit është drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba dhe strukturat e tjera policore për të menaxhuar situatën. Deri tani zjarri i përmasave të mëdha është në zonat kodrinore dhe nuk raportohet që të jetë në afërsi të banesave apo objekteve.

Ndërkohë, drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka njoftuar se për shkak të zjarreve në zonën e Priskës e të Farkës, stacioni i pompimit në Priskë është fikur, pasi ka ndërprerje të energjisë elektrike. Për rrjedhojë në Lundër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.