AKTUALITET
Situatë kritike në rrethinat e Tiranës, flakët i afrohen bazës së helikopterëve në Farkë dhe banesave

Situatë alarmante është në zonën e Gurrës, mes fshatit Daias dhe Priskës së Madhe, në rrethinat e Tiranës, ku një kodër është përfshirë nga flakët e mëdha.
Zjarri po përhapet në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa poshtë kodrës ndodhen banesa dhe biznese, duke rritur rrezikun.
Flakët janë afruar pranë Lundrës në Tiranë dhe po u afrohet banesave dhe bazës së helikopterëve në Farkë, pasi flakët jashtë kontrollit.
Terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka. Për shkak të relievit, automjetet e emergjencës e kanë të pamundur të afrohen në zonën ku vijon të përhapet zjarri.
Flakët e favorizuara nga era u përhapën me shpejtësi, ndërsa tymi mbuloi gjithë zonën.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Çim Fusha në SPAK, Tan Agolli i FSHZH i jep 6,5 MLD lekë të rregullojë bregun e Durrësit fund-sezoni

Era përhap zjarrin drejt banesave në Krujë, banorët largojnë fëmijët dhe të moshuarit, presin pemët për të penguar flakët

Zjarri në rrethinat e Tiranës, situatë alarmante! E pamundur ndërhyja e zjarrfikësve

Gjatë 11 orëve të fundit janë aktive 10 vatra zjarri

Aktivistja: Qeveria po largon të rinjtë nga Shqipëria, vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

Ndërtuan pa leje në Shën Jan në Karaburun, në pranga ndërtuesi, në kërkim ortaku

FOTOLAJM/ “Bulevardi flet”, “Përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë”, mesazhet pikante nga protesta e 74 kundër klasës politike...

Zjarrfikësit gjejnë vëllezërit binjakë të moshuar e të uritur mes pyjeve, u japin bukën e tyre





