AKTUALITET
Situatë kritike nga flakët në Mallakastër, Patos e Roskovec/ Zjarri përhapet me shpejtësi, ndërhyjnë forcat nga toka dhe ajri

Vijon prej ditësh zjarri masiv në pyjet e Mallakastrës, ndërsa flakët janë përhapur edhe në territorin e bashkive Patos dhe Roskovec, ku forcat zjarrfikëse të tre bashkive janë angazhuar në terren për shuarjen e zjarrit.
Në krahun e Drenijes, flakët kanë avancuar edhe më tej, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit dhe ka vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve. Puna po vijon nga toka dhe nga ajri, me forcat zjarrfikëse që po përpiqen të izolojnë vatrat dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Ndërkohë, situata mbetet dinamike edhe në masivin e Lofkëndit, ku po operon avioni për shuarjen e flakëve, ndërsa era pritet të jetë një faktor vendimtar gjatë orëve në vijim.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
“Rojet qëndruan spektatorë”, infermierja sulmohet nga pacienti në urgjencën e spitalit

Fluks i lartë lëvizjesh në kufirin Shqipëri-Kosovë, ja si paraqitet situata në Morinë dhe Rrugën e Kombit

Plagosja e dyfishtë në Burgun e Fierit/ Zbardhet dëshmia e Denis Brajoviçit: Më ftuan për kafe, Zotaj nxori thikën dhe nisi të më qëllont...

Flakët rikthehen në Mallakastër, era përhap zjarrin në Drenie

Detyrimet e prapambetura u rritën me rreth 13%, Kavaja udhëheq bashkitë “borxhlije”

Kruja nuk shpëton nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri. Një biznes i zonës rrezikohet

Hetimet ndaj Ballukut/ SPAK kontroll te 'Atelier 4', sekuestrohen materiale për një vilë në Dhërmi

Zjarri 'pushton' Krujën, banorët akuza të forta qeverisë: Autoritetet vonuan ndërhyrjen





