Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

Situatë kritike nga zjarret në Mat dhe Bulqizë, flakët përfshinë disa stane gjatë natës

P
Piranjat 3 September 2026, 09:19 · 1 min lexim
Situatë kritike nga zjarret në Mat dhe Bulqizë, flakët

Situatë alarmante paraqitet në zonën e Trodhnes në njësinë administrative Ulëz të Bashkisë Mat ku zjarri vijon të jetë aktiv

Gjatë natës, flakët kanë përfshirë disa stane të barinjve, duke djegur kasolle, ambiente për bagëtitë dhe një banesë.

Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri ku prej katër ditësh një helikopter po punon në zonat e përfshira nga zjarri deri në orët e vona të mbrëmjes, situata vijon të mbetet kritike edhe sot.

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e kaluar në fshatin Mallunxë, në njësinë administrative Lis të Matit. Forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e flakëve, pasi rrezikohen edhe banesat.

Ndërkohë, situata paraqitet problematike edhe në Bashkinë Bulqizë. Një vatër zjarri vijon të jetë aktive në malin e Lepurit, ku po punohet për vënien e saj nën kontroll.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.