AKTUALITET

Situatë kritike nga zjarri apokaliptik në Pukë, nis evakuimi i banorëve/ Tre helikopterë ‘në luftë’ me flakët!

Piranjat Përditësimi i fundit 20 August 2026, 19:05
Situatë kritike nga zjarri apokaliptik në Pukë, nis evakuimi i

Operacioni për shuarjen e zjarrit po zhvillohet nga toka dhe ajri. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar pesë automjete zjarrfikëse dhe 19 efektivë të MZSH-së së Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Në operacion marrin pjesë gjithashtu 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë.

Situata nga zjarri në zonën e Gojanit, në Pukë, është rënduar gjatë orëve të fundit, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e banorëve të fshatit Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan.

Përhapja e flakëve, e favorizuar edhe nga era e fortë, ka rritur rrezikun për zonën e banuar. Për këtë arsye, Bashkia Pukë ka vendosur largimin e banorëve si masë parandaluese për mbrojtjen e jetës dhe pronës.

Urdhri për evakuimin është firmosur nga kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, ndërsa procesi po zhvillohet në koordinim me strukturat e Mbrojtjes Civile, Policinë e Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse. Sipas urdhrit të Bashkisë, gjatë evakuimit përparësi do t'u jepet fëmijëve dhe foshnjave, të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe personave me aftësi të kufizuara.

Në fokus janë gjithashtu familjet që ndodhen në zona të izoluara apo në banesa më të ekspozuara ndaj avancimit të flakëve. Banorët që largohen nga Gojani i Madh do të sistemohen përkohësisht në ambientet e Konviktit “Ali Bytyçi” në Pukë.

Sipas Bashkisë, në këtë godinë janë marrë masa për sigurimin e strehimit, ushqimit dhe shërbimit mjekësor për personat e evakuuar. Transporti do të sigurohet përmes mjeteve logjistike të Bashkisë Pukë, MZSH-së dhe Policisë së Shtetit. Në rast se situata e kërkon, parashikohet edhe angazhimi i Forcave të Armatosura për mbështetje shtesë.

Situata në zonë ishte përkeqësuar gjatë ditës, ndërsa vatra e zjarrit në Gojanin e Vogël ishte përhapur në terren e favorizuar nga erërat e forta. Flakët përfshinë edhe mullirin e fshatit në Gojanin e Vogël, i cili u shkrumbua plotësisht. Më pas, zjarri vijoi të përparonte në drejtim të Gojanit të Madh, duke shtuar rrezikun për banesat dhe duke detyruar strukturat e emergjencave të përqendronin ndërhyrjen në mbrojtjen e zonës së banuar. Terreni i vështirë malor dhe era kanë vështirësuar operacionin për izolimin e vatrave.

Operacioni për shuarjen e zjarrit po zhvillohet nga toka dhe ajri. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar pesë automjete zjarrfikëse dhe 19 efektivë të MZSH-së së Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Në operacion marrin pjesë gjithashtu 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë. Forcat e Armatosura po mbështesin ndërhyrjen me 40 efektivë dhe një automjet zjarrfikës, ndërsa nga ajri janë angazhuar tre helikopterë. Helikopterët po vijojnë ndërhyrjet mbi vatrat e zjarrit, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt banesave.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?