“S’ka drejtësi pa porositësit”/ Familja e Ardian Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të vrasjes

Pas dhënies të vendimit nga gjykata Lezhë për burgim të përjetshëm për Ruben Saraivën, vjen komenti i parë nga familja e Ardian Nikulajt.
Familja e biznesmenit të vrarë në barin e hotelit të tij në Shëngjin, deklaron se ata kishin kohë që e prisnim këtë vendim dhe e shikojmë si një hap përpara në bërjen drejtësi për Ardianin.
“Barbaria e ekzekutimit me gjashtë plumba të Ardianit nga i dënuari drejtësisë shqiptare sot Ruben Saraiva, është një plagë që nuk do të mbyllet kurrë posaçërisht për fëmijët e Ardianit që po rriten pa ngrohtësinë e babait të tyre. Pavarësisht vendimit të sotëm për Ruben Saraivën ne vijojmë të jemi të lënduar nga fakti se Ardiani i trajtojë si miq që të gjithë britanikët ardhur në hotelin e tij, por në fakt ata kishin ardhur me qëllim për ta survejuar e të vritej më pas nga bashkëpunëtori i tyre Ruben Saraiva”, shprehet familja.
Familja e Ardian Nikulajt shpreh shqetësimin se ende përpara drejtësisë shqiptare nuk ndodhen britanikët të cilët erdhën me mision për ta vëzhguar të afërmin e tyre e kaluar informacionin tek ekzekutori.
“Ne u jemi falënderues oficerëve të policisë Lezhë që hetuan vrasjen, zyrës së Interpol Tiranës të cilët bënë gjithçka për ekstradimin nga Maroku të Ruben Saraivës, përfshi prokurorët e çështjes për çuarjen përpara drejtësisë të Ruben Saraivës por jemi të shqetësuar, nga vonesa në ekstradimin e të pesë të arrestuarve në Angli prej vitit 2023, si të përfshirë në vrasjen e Ardianit.
Në të njëjtën kohë nuk do të ketë drejtësi të plotë për Ardianin dhe qetësi për familjen Nikulaj, nëse nuk zbulohen dhe dalin përpara drejtësisë, urdhëruesit dhe financuesit e vrasjes”, thanë ata.
Lexo edhe
AKTUALITET
Rrëzohen kërkesat e 13 ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve për rishikim të vendimeve të shkarkimit nga sistemi i Drejtësisë (EMRAT)

Gjykata e Lezhës la në burg përjetë portugezin që vrau Ardian Nikulajn, avokati Cakrani: Më kërkoi të apelojmë vendimin

Klevis Kaso emërohet në krye të Ujësjellësit në Vlorë, zëvendëson Ermal Muratin

Denoncoi abuzimet e Ballukut në sektorin energjetik, eksperti zbulon kërcënimin ndaj familjes: Një person i tha gruas sime që të mbyll go...

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Karçanaj 2 orë në SPAK për rrëmbimin e Gerond Meçes, ja çfarë deklaroi

Dënohet me burgim përjetë autori i vrasjes së Nikulajt

Korçarët në Strugë për të mbushur makinat me naftë! Në Maqedoninë e Veriut kushton 74 lekë më pak se në Shqipëri

Aksident rrugor në Tepelenë/ Makina bie në greminë, shpëton mrekullisht shoferi





