Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
AKTUALITET

"S'kam dashur kurrë që ta paguanin taksapaguesit shqiptarë"/ Behgjet Pacolli çon qeverinë shqiptare në arbitrazh për Aeroportin e Vlorës

P
Piranjat 5 August 2026, 18:34 · 7 min lexim
"S'kam dashur kurrë që ta paguanin taksapaguesit

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish pasi mori shkresën zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për nisjen e procedurave të zgjidhjes së kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës pasi skaduan afatet e përfundimit të punës.

Përmes një reagimi publik, Pacolli bën me dije se MABCO do ta dërgojë çështjen në arbitrazh ndërkombëtar, duke argumentuar se kjo është e vetmja rrugë ligjore për mbrojtjen e të drejtave të kompanisë.

Ai shprehet se në arbitrazh do të paraqiten të gjitha faktet, provat dhe dokumentacioni që disponon kompania, ndërsa shton se është i bindur se procesi do të nxjerrë në dritë të vërtetën.

“Unë nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë pasojat e veprimeve ose mosveprimeve të disa zyrtarëve. Megjithatë, në rrethanat e krijuara, MABCO nuk ka më asnjë alternativë tjetër përveç mbrojtjes së të drejtave të saj me të gjitha mjetet juridike që parashikojnë kontrata dhe e drejta ndërkombëtare.

Në arbitrazhin që po bëhet i pashmangshëm, MABCO do të paraqesë të gjitha faktet, provat dhe dokumentacionin që disponon. Nuk kam dyshim se ky proces do të nxjerrë në dritë të vërtetën”, shkruan Pacolli, teksa më tej thekson se përgjatë muajve të fundit kompania e tij është përballur me pengesa që sipas tij e kanë pamundësuar përmbushjen e detyrimeve kontraktore.

Duke akuzuar institucionet shtetërore shqiptare për veprime dhe mosveprime që kanë çuar në situatën aktuale, Pacolli shton se kompania e tij ka kërkuar vazhdimisht dialog institucional dhe një auditim të pavarur ndërkombëtar për investimin, mirëpo sipas tij këto kërkesa janë refuzuar ose janë lënë pa përgjigje.

Reagimi i Pacollit:

Arbitrazhi per Aeroportin e Vlores

Sot MABCO Constructions SA mori edhe shkresën zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me të cilën është iniciuar procedura për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Në thelb, ky veprim synon t’i heqë investitorit të drejtat që burojnë nga kontrata e partneritetit publik-privat më e madhe e realizuar ndonjëherë në Shqipëri.

Fatkeqësisht, kjo nuk është më një surprizë. Shumë njerëz e kishin kuptuar që në gusht të vitit 2025 drejtimin që po merrte kjo çështje. Unë, megjithatë, i udhëhequr nga besimi, shpresa dhe respekti për Shqipërinë, refuzova ta besoja se institucionet shtetërore do të lejonin degradimin e shtetit të së drejtës deri në këtë pikë. Për më shumë se një vit, zgjodhëm dialogun dhe rrugën institucionale, duke bërë çdo përpjekje për të shmangur një konflikt ndërkombëtar.

Gjatë kësaj kohe u përballëm me ngjarje që në një shtet ligjor nuk do të duhej të ndodhnin kurrë: tentativa për tjetërsimin e kuotave të investitorit, masa gjyqësore kontradiktore, përjashtimin e paligjshëm të MABCO-s nga administrimi i investimit dhe, në fund, bllokimin fizik të aksesit në kantier nga grupe që vepronin jashtë ligjit, ndërsa institucionet shtetërore jo vetëm që nuk ndërhynë për të rivendosur ligjshmërinë, por në praktikë toleruan vazhdimin e kësaj situate.

Pikërisht në kohën kur projekti kishte hyrë në fazën përfundimtare dhe ndodhej vetëm pak para certifikimit, investitori u pengua të përmbushte detyrimet e tij kontraktore. Sot, paradoksalisht, po përdoren si argument kundër MABCO-s pikërisht pasojat e pengesave që u krijuan ose u toleruan nga vetë institucionet shtetërore.

Ky veprim bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, me Kontratën e Koncesionit, me Marrëveshjen Dypalëshe ndërmjet Konfederatës Zvicerane dhe Republikës së Shqipërisë për Mbrojtjen e Investimeve, si dhe me një nga parimet më themelore të së drejtës: askush nuk mund të krijojë vetë pengesën dhe më pas të përfitojë juridikisht prej saj.

Edhe shkresa e Ministrisë, për fat të keq, përmban pretendime që nuk përputhen me faktet, me dokumentacionin dhe me realitetin e projektit. Ajo mbështetet në konkluzione që, sipas vlerësimit tonë, nuk kanë bazë faktike dhe juridike.

Dua të kujtoj edhe një fakt me rëndësi thelbësore. Që nga gushti i vitit 2025 kemi kërkuar zyrtarisht dhe në mënyrë të përsëritur që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të autorizojë një auditim të pavarur ndërkombëtar teknik dhe financiar për çdo euro të investuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, pavarësisht se nga kush është investuar. Kjo kërkesë është refuzuar ose injoruar vazhdimisht.

Po kështu, kallëzimet penale të paraqitura nga MABCO për veprime të dyshuara të kundërligjshme nuk kanë marrë KURR një trajtim nga organet kompetente. Kjo situatë ka cenuar rëndë sigurinë, sigurinë juridike dhe besimin në funksionimin e shtetit të së drejtës.

Mënyra se si kanë vepruar dhe, mbi të gjitha, kanë mosvepruar organet shqiptare të hetimit, në dritën e asaj që ka ndodhur në raste të ngjashme, ngre shqetësime serioze se proceset mund të ndikohen në mënyrë të papërshtatshme. Një situatë e tillë rrezikon jo vetëm sigurinë juridike, por edhe integritetin, imazhin dhe reputacionin tim personal, të familjes sime dhe të kompanisë që kam ndërtuar me përkushtim dhe punë të ndershme përgjatë dekadave.

Unë nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë pasojat e veprimeve ose mosveprimeve të disa zyrtarëve. Megjithatë, në rrethanat e krijuara, MABCO nuk ka më asnjë alternativë tjetër përveç mbrojtjes së të drejtave të saj me të gjitha mjetet juridike që parashikojnë kontrata dhe e drejta ndërkombëtare.

Në arbitrazhin që po bëhet i pashmangshëm, MABCO do të paraqesë të gjitha faktet, provat dhe dokumentacionin që disponon. Nuk kam dyshim se ky proces do të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Ky nuk është një konflikt që MABCO e ka kërkuar.

Është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve dhe mosveprimeve të atyre institucioneve që kishin detyrimin ligjor të mbronin shtetin e së drejtës, kontratën dhe investimin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.