Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ...
AKTUALITET

Skandal/ 140 milionë euro për rrugën Kardhiq–Delvinë, uji depërton brenda tunelit të Skerficës

N
Nga Xhuljan Ferzaj20 April 2026, 12:13 · 2 min lexim
Skandal/ 140 milionë euro për rrugën Kardhiq–Delvinë,

Tuneli i Skerficës, pjesë e rrugës Kardhiq–Delvinë, po kthehet në një tjetër shembull problematikash në investimet publike, pasi uji ka depërtuar në brendësi të tij vetëm pak kohë pas përfundimit, duke rrezikuar kështu jetën e kalimtarëve.

Në disa segmente të tunelit vërehen rrjedhje të vazhdueshme uji, që jo vetëm vështirësojnë qarkullimin, por ngrenë dyshime serioze mbi standardet e ndërtimit, ndërsa autoritetet mbeten përgjegjëse për monitorimin dhe mirëmbajtjen e veprave të tilla infrastrukturore.

Tuneli u prezantua me bujë nga qeveria si një investim strategjik, pjesë e aksit Kardhiq–Delvinë, me synimin për të lidhur më shpejt zonat e brendshme me bregdetin dhe për të përmirësuar infrastrukturën rrugore të jugut.

Vlera e tunelit të Skerficës llogaritet në dhjetëra milionë euro dhe përbën një nga elementet më të kushtueshme të aksit Kardhiq–Delvinë.

Kostoja e ndërtimit të kësaj rruge ka kaluar nga një vlerësim fillestar prej 50–60 milionë euro në afro 140 milionë euro deri në përfundimin e saj në vitin 2022.

Ky segment rrugor, me një gjatësi prej rreth 33 kilometrash, përfshin edhe tunelin e Skerficës dhe është ndërtuar në disa lote, ku secili ka përfituar shtesa kontrate deri në 20% të vlerës fillestare.

Ndërkohë, problematikat në këtë aks nuk kanë munguar. Gjatë reshjeve janë konstatuar rrëshqitje dheu në disa pjesë të rrugës, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e punimeve. Po ashtu, vihet re mungesa e një grupi emergjence pranë tunelit, çka shton rrezikun në raste aksidentesh për të gjithë kalimtarët.

Janë paguar 150 mijë euro për supervizimin e tunelit. Loti 7, apo ndërtimi i tunelit të rrugës Kardhiq–Delvinë, ka kushtuar 17 milionë euro pa TVSH, apo rreth 21 milionë euro me TVSH./Piranjat News

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.