SKANDAL/ Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? AKU dyshohet se fsheh dokumentet e asgjësimit

Alarmi i Bashkimit Europian për largimin e menjëhershëm nga tregu të qumështit Aptamil, i cili ka rezultuar i kontaminuar me toksinën cereulide, ka zbuluar një skandal të përmasave të mëdha në vendin tonë. Ky produkt është importuar nga ‘Life Care Nannys’, me administrator shtetasin Sotirios Baliouskas.”
Në datën 18.3.2026, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se qumështi Aptamil u tërhoq nga tregu dhe do të asgjësohet, pasi paraqet rrezik për shëndetin e foshnjave. Në lidhje me këtë rast, Tv Ora News i është drejtuar me një kërkesë për informacion AKU. Ky institucion na informon se sasia e importuar e qumështit është 1.008 kuti, nga të cilat 642 copë janë shitur dhe janë bllokuar vetëm 366 kuti.
AKU ka njoftuar prindërit në datën 18.3.2026 se qumështi që ka dalë me probleme duhet të kthehet te pikat ku e kanë blerë, ndërkohë në mënyrë paradoksale sipas përgjigjes zyratre te AKU rezulton se ky qumësht është asgjësuar që në datën 13 mars, pra pesë ditë para se të publikohej njoftimi.
Si është e mundur që një produkt i shpallur me rrezik për shëndetin e foshnjave të jetë asgjësuar përpara njoftimit të publikut?
Nëse kjo të dhënë merret e mirëqenë, atëherë ngrihet një tjetër dyshim serioz: institucioni ka pasur dijeni që femijët po ushqeheshin me qumështin e rrezikshëm dhe i ka njoftuar prindërit shume ditë me vonë që të nderpresin perdorimin e tij. Vonesa në reagim i faturohet shëndetit të foshnjave.
Në kuadër të transparencës, Tv Ora News i ka kërkuar AKU të na vërë në dispozicion një kopje të procedurës së asgjësimit, të qumështit Aptamil nga subjekti “Life Care Nannys”. Më konkretisht atë të datës 13.03.2026
AKU refuzon të na vërë në dispozicion një informacion publik, duke ngritur dyshime për procesin e asgjësimit, ndërkohë që bëhet “mburojë” e një subjekti privat duke deklaruar se subjekti nuk ka dhënë pëlqimin për dhënien e informacionit të kërkuar nga ana juaj. “Ky institucion, i financuar nga taksat e qytetarëve, ka detyrim ligjor transparencën ndaj çdo prindi dhe konsumatori, sidomos bëhet fjalë për sigurinë ushqimore e foshnjave.”
Më herët është denoncuar fakti se “Life Care Nannys” i reklamonte nënave si të sigurt qumështin Aptamil që duhej asgjësuar.
Ky nuk është thjesht një skandal administrativ, por një dështim i rëndë që vë në pikëpyetje sigurinë e foshnjave dhe besimin e çdo prindi.
Lexo edhe
AKTUALITET
DETAJE/ 78-vjeçari u gjet i pajetë në banesë, policia dyshon për grabitje me dhunë

E akuzuar në dosjen “Veliaj”, Klotilda Bushka kërkon gjykim të shkurtuar

Rrjeti i njohur televiziv: Shqipëria dhe Bullgaria në alarm, mund të goditen nga Irani

Maks Haxhia debat me Ols Dadon për Veliajn, Prokurori: Këtu nuk je si Kryetar i Dhomës! Ndreca: Dua të njihem me aktet e dosjes

‘Muri i Gjakut’: ICMP gjen prova për varret e të zhdukurve në komunizëm





