Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
AKTUALITET

SKANDAL/ Çmendet drejtori i shkollës në Elbasan, u merr ushqimin nga dora nxënësve dhe ushtron dhunë ndaj tyre

N
Nga Xhuljan Ferzaj22 April 2026, 11:31 · 2 min lexim
SKANDAL/ Çmendet drejtori i shkollës në Elbasan, u merr
Drejtori Fatih Konuksever, në gjimnazin Maarif

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e “Piranjat”, ku raportohet për një sjellje të papranueshme nga ana e drejtorit të një institucioni arsimor në Elbasan.

Sipas qytetarit denoncues, ngjarja ka ndodhur në “Maarif Elbasan Campus”, ku drejtori Fatih Konuksever, siç pretendohet edhe në pamjet filmike, u merr ushqimin nga duart nxënësve dhe e hedh në mënyrë të papërshtatshme.

Por jo vetëm kaq. Në denoncim thuhet se drejtori shfaq edhe sjellje agresive ndaj fëmijëve, duke i shtyrë fizikisht, veprime që konsiderohen të rënda dhe të papranueshme në një ambient arsimor.

SKANDAL/ Çmendet drejtori i shkollës në Elbasan, u merr
Fatih Konuksever

“Kjo sjellje agresive dhe mungesë respekti ndaj fëmijëve është e patolerueshme dhe kërkon vëmendje urgjente”, thuhet në mesazhin e mbërritur në redaksi, ku kërkohet gjithashtu verifikimi dhe trajtimi sa më i shpejtë i rastit. Ngjarja ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë dhe trajtimin e nxënësve në shkolla, ndërsa pritet një reagim nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar situatën dhe për të marrë masat e nevojshme.

Mesazhi i denoncuesit:

“Përshëndetje "Piranjat", Dua të denoncoj një rast shumë shqetësues që ka ndodhur në Maarif Elbasan Campus. Drejtori, Fatih Konuksever, siç shihet edhe në video, ka marrë bukën e fëmijëve dhe e ka hedhur ne menyre te papranueshme. Gjithashtu, ai i shtyn fëmijët, çka përbën dhunë fizike dhe është krejtësisht e papranueshme.

Kjo sjellje agresive dhe mungesë respekti ndaj fëmijëve është e patolerueshme dhe kërkon vëmendje urgjente. Ju lutem ta verifikoni dhe ta trajtoni këtë rast sa më shpejt. Faleminderit!” /Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.