Banori nga fshati Hajmel denoncon: Ndërhyrjet e paligjshme të fermerëve po shkaktojnë përmbytje dhe rrugë të bllokuara

Banorët e fshatir Hajmel kanë ngritur një denoncim publik në redaksinë e Piranjat news për ndërhyrjet e paligjshme të fermerëve, të cilët kanë zaptuar dhe bllokuar pjesë të kanaleve për interesat e tyre private, duke devijuar rrjedhën e ujit.
Si pasojë, çdo vit përsëritet i njëjti skenar, toka bujqësore të përmbytura, rrugë të bllokuara dhe hapësira publike jashtë funksionit.

Banorët shprehen se dëmet ekonomike janë të mëdha, ndërsa mungon çdo lloj reagimi serioz nga autoritetet.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë urgjentisht për pastrimin e kanaleve kulluese, ndalimin e abuzimeve dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike.
Ata paralajmërojnë se nuk do të heshtin më përballë një problemi që po u rrezikon jetesën dhe ekonominë çdo vit./Piranjat news
Lexo edhe
AKTUALITET
Çmendet shoferi i kamionit me ngarkesë, parakalon autobusin

Patronazhistë dhe beton, njihni ekonominë e Shqipërisë 2025

Ajola Xoxa kërkon ndryshimin e masës së sigurisë: Jam shtatzënë, kam komplikacione

Korçë/ 14 vjeçarja tentoi 3 herë ti japë fund jetës, fqinji për familjen Dhëmbi: Gjithë natën debatojnë, të atin e kanë në...

Me Berberin, “bie” edhe Balluku





