Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Skandal në Berat: Fshati vetëm 2 km nga qyteti i zhytur në baltë, banorët paguajnë vetë për rrugën e lënë përgjysmë

P
Piranjat 2 April 2026, 12:17 · 2 min lexim
Skandal në Berat: Fshati vetëm 2 km nga qyteti i zhytur në

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të infrastrukturës në fshatin Memias, vetëm rreth 2 kilometra larg qendrës së qytetit të Beratit.

Sipas denoncimit, rruga që lidh fshatin me qytetin vijon të jetë në kushte të papërshtatshme, duke u krahasuar me rrugët e zonave më të thella rurale. Edhe pse banorët janë detyruar të kontribuojnë financiarisht nga xhepi i tyre për asfaltimin, punimet janë lënë përgjysmë dhe nuk janë përfunduar.

Qytetari thekson se në disa raste asfaltimi është kryer vetëm deri pranë banesave të individëve të caktuar, ndërsa pjesa tjetër e fshatit mbetet në baltë, duke krijuar vështirësi të përditshme për banorët.

Një nga shqetësimet më të mëdha lidhet me fëmijët, të cilët detyrohen të shkojnë në shkollë në kushte të vështira, sidomos gjatë ditëve me shi, kur rruga bëhet e pakalueshme.

Gjithashtu, në denoncim ngrihet edhe çështja e turizmit, pasi zona konsiderohet me potencial për zhvillim, por mungesa e infrastrukturës pengon vizitorët dhe dëmton imazhin e fshatit.

“Duam të promovojmë fshatrat turistikë, por pa rrugë kjo është e pamundur,” shprehet qytetari, duke i bërë thirrje Bashkisë së Beratit që të ndërhyjë dhe të përfundojë punimet.

Nga pamjet e siguruara, sipas denoncuesit, shihet qartë gjendja e amortizuar e rrugës, me segmente të mbuluara nga balta dhe pa asfalt, çka vështirëson lëvizjen e banorëve dhe mjeteve./Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.