Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Skandal në Berat/ Telat e korentit lidhen me spango, rrezik për jetën e banorëve

P
Piranjat 9 April 2026, 13:53 · 1 min lexim
Skandal në Berat/ Telat e korentit lidhen me spango, rrezik për

Një situatë shqetësuese është denoncuar nga një qytetar në fshatin Gjeroven, lagjja Tulan Shanë, në Berat, ku telat e energjisë elektrike janë improvizuar duke u lidhur me spango dhe shkopinj për të mos u lëkundur nga era.
Sipas banorëve, sa herë fryn erë, energjia elektrike ndërpritet, ndërsa zgjidhja e vetme ka qenë ndërhyrja e tyre me mjete rrethanore.

Në videon e siguruar, duken qartë kushtet e rrezikshme të instalimit, që përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë e banorëve. Qytetari shprehet se, pavarësisht ankesave të vazhdueshme, përgjigjja nga përgjegjësit ka qenë neglizhuese, duke u thënë se ndërhyrjet do të bëhen “kur të duan vetë”, një qëndrim që sipas tij i është komunikuar edhe kryeplakut të zonës.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për jetën dhe pronën./Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.