Skandal në urgjencën e Fierit/ Qytetari denoncon: Ambulanca pa pajisje, mure me lagështi dhe papastërti kudo

Një tjetër qytetar ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë në urgjencën e spitalit të Fierit, duke e cilësuar situatën alarmuese për shëndetësinë.
Në një video të mbërritur në redaksinë e Piranjave, qytetari tregon kushtet shqetësuese brenda ambienteve spitalore, ku duken qartë mure të dëmtuara, me lagështirë dhe mungesë higjiene.
Sipas denoncuesit, problematikat nuk ndalen vetëm te infrastruktura. Ai thekson se edhe ambulancat janë në gjendje të papranueshme, pa pajisjet e nevojshme për të ofruar ndihmën e parë. Në mesazhin e tij, qytetari shprehet se ambulanca i ngjan më shumë një mjeti transporti të zakonshëm sesa një njësie të specializuar për emergjenca mjekësore.
“Nga urgjenca e Fierit, një katastrofë për shëndetësinë. Ambulanca pa asnjë pajisje të duhur, si të ishte një furgon që transporton punëtorë. Asnjë lloj shërbimi në urgjencën e Fierit”, thuhet në denoncim.
Ky është rasti i radhës që denoncon gjendjen në institucionet shëndetësore në vend, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi kushtet dhe cilësinë e shërbimit për pacientët./Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Skandali/ Kompania ONE ALBANIA pengoi policinë të zbulojë Call Centerat

Aksident në Lushnje, 1 person në gjendje të rëndë

10 miliardë euro investime në dekadën e fundit! Qeveria Rama pranon se Shqipëria ka probleme në infrastrukturë

Ndodh në Peqin/ 4 egjiptianë vjedhin makinën e firmës së ndërtimit, shpallen në kërkim

Taksat Vendore: Sot afati i fundit për pagesën e taksës së ndërtesës, më pas nisin penalizimet





