Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Skandali/ E inaguruar vetëm një vit më parë, shembet rruga në Shkozë

P
Piranjat14 April 2026, 16:55 · 3 min lexim
Skandali/ E inaguruar vetëm një vit më parë, shembet rruga

Në lagjen “Kostandin Shpataraku” në Shkozë, një rrugë e përfunduar vetëm një vit më parë sot është kthyer në simbol të dështimit dhe abuzimit me fondet publike. Asfalti është çarë, është fundosur dhe në shumë pjesë është zhdukur krejtësisht, duke e bërë kalimin të rrezikshëm dhe në disa segmente të pamundur.

Kjo nuk është thjesht një rrugë e dëmtuar. Ky është një punim i bërë keq që në themel. Rruga është shtruar pa u përgatitur toka, pa standardet minimale teknike, pa kontroll real. Rezultati? Një “investim” që nuk zgjati as një vit. Ndërkohë, banorët përballen çdo ditë me pasojat, makina të dëmtuara, rrezik për aksidente dhe një shqetësim të madh për fëmijët që lëvizin në një rrugë të kthyer në kurth. Në një zonë të mbushur me familje, kjo nuk është më thjesht papërgjegjshmëri, është neglizhencë e rrezikshme.

Ajo që po ndodh në Shkozë nuk është përjashtim, por rregull. Segment pas segmenti, Unaza e Madhe po tregon të njëjtin model: punime që degradojnë shpejt, standarde të dyshimta dhe zero llogaridhënie. Në krye të këtij skandali qëndron ish-misitrja e energjisë dhe infrastukturës Belinda Balluku dhe kreu i atëhershëm i ARRSH, Ervis Berberi të dy sot të pandehur nga SPAK, por pa asnjë llogaridhënie për skandalet e lëna pas.

Ndërkohë që qytetarët përballen me rrugë të shkatërruara, të njëjtët emra vazhdojnë të fitojnë tendera dhe miliona nga buxheti i shtetit. Bashkim Ulaj, Ilir Shtufi, Artan Sako, Paqsor Buzi, Sadik Ismailaj, Ismet Ismailaj, Rrok Gjoka dhe Salillari janë emrat që përmenden shpesh në këto projekte.

Pyetja është e thjeshtë dhe e drejtë, si është e mundur që rrugët shemben, por kontratat vazhdojnë të shpërndahen te të njëjtët përfitues?

Kur një rrugë prishet brenda një viti, nuk kemi të bëjmë me fatkeqësi natyrore. Kemi të bëjmë me dështim, me mungesë kontrolli dhe me një sistem që nuk mban askënd përgjegjës. Shkoza sot nuk është thjesht një lagje me problem infrastrukture. Është një alarm publik. Një provë konkrete se si fondet publike mund të shpërdorohen, ndërsa qytetarët lihen të përballen me pasojat.

Banorët nuk kërkojnë luks. Ata kërkojnë një rrugë normale. Por edhe kjo duket shumë, në një realitet ku rrugët ndërtohen për t’u inauguruar… jo për të zgjatur.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.