Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Skandali financiar në postën e Durrësit/ Burri i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës: Makina luksi e biznese me 60 mijë lekë rrogë!

P
Piranjat21 July 2026, 13:38 · 4 min lexim
Skandali financiar në postën e Durrësit/ Burri i Elisabeta Matajt

Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës.

Sipas TCH, marrja e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-shefes së Financës së Postës Durrës, Valbona Duni, duket se ka hapur një tjetër front hetimor.

Dy ditë pasi Gjykata vendosi masën e sigurisë ndaj saj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Filialit të Postës Durrës, Elisabeta Mataj, e cila ndodhet në masën “arrest në burg”, ka depozituar një kallëzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, duke ngritur akuza të rënda ndaj ish-shefes së Financës Valbona Duni.

Mataj, Duni dhe P. Dana akuzohen nga prokuroria, pas kallëzimit të Postës Shqiptare, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim.

Në kallëzimin e bërë dje, më 20 korrik, Feta Mataj pretendon se bashkëshortja e tij është bërë përgjegjëse pa të drejtë për skandalin financiar në Postën e Durrësit, ndërsa sipas tij, duhet të hetohet edhe ndaj Valbona Dunit.

Në kallëzimin e tij, Feta Mataj pretendon se gjatë verifikimeve që ka kryer në mënyrë private ka krijuar dyshime se ish-shefja e Financës ka krijuar një pasuri të konsiderueshme, të cilën e konsideron të pajustifikuar me të ardhurat e saj, një rrogë mujore 60 mijë lekëshe. Ai kërkon që të hetohet burimi i kësaj pasurie, si dhe aktiviteti ekonomik i familjarëve të saj.

Sipas kallëzimit, shefja e financës dhe 2 fëmijët e saj disponojnë automjete luksoze, prodhim i viteve të fundit, me vlerë qindra mijëra euro, disa apartamente në Durrës dhe Tiranë, si dhe biznese të hapura vitet e fundit. Kallëzuesi pretendon se këto biznese mund të jenë përdorur për të justifikuar të ardhura të paligjshme, duke ngritur dyshime për veprën penale të pastrimit të parave.

Ai përmend gjithashtu dyshimin se pasuria e familjes Duni është shtuar ndjeshëm pas vitit 2020, periudhë që përkon me administrimin e fondeve të rindërtimit pas tërmetit nga Posta, duke pretenduar se këto rrethana duhet të verifikohen nga organet e drejtësisë.

Në kallëzim kërkohet që organet hetimore të shqyrtojnë nëse ka pasur bashkëpunim në administrimin e fondeve publike nga viti 2020 e në vazhdim, ndërsa kërkohet një hetim i plotë pasuror dhe financiar për Valbona Dunin dhe familjarët e saj.

Feta Mataj shprehet se bashkëshortja e tij, Elisabeta Mataj, e cila ndodhet në burg pas hetimeve për skandalin në Postën e Durrësit, i kishte raportur më herët problematikat në sektorin e financës dhe për shqetësime që, sipas tij, nuk ishin marrë në konsideratë nga drejtuesit.

Sipas policisë së Durrësit, po punohet që kallëzimi penal t’i kalojë Prokurorisë, e cila pritet të vlerësojë pretendimet dhe të vendosë nëse do të regjistrojë procedim penal dhe do të nisë verifikimet për akuzat e ngritura.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.