AKTUALITET

Skandali i zjarreve, Guri: Po digjen qëllimisht pyjet e vendit për të mbuluar vjedhjet me tenderat dhe drurin

Piranjat Përditësimi i fundit 10 September 2026, 08:54

Skandali i zjarreve, Guri: Po digjen qëllimisht pyjet e vendit për

Zjarret që po shkatërrojnë pyjet dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk janë dukuri natyrore, por një skemë e pastër kriminale për të fshehur abuzimet marramendëse me pasuritë publike. Gjatë dekadës së fundit, zjarrvëniet e qëllimshme janë përdorur si një mjet për të zhdukur provat e vjedhjeve dhe për të kthyer zonat e gjelbra në territore urbane, me qëllim përfitimin e fondeve shtetërore.

Skema lehtësohet përmes hapësirave të qëllimshme ligjore, ku një nen specifik lejon që një zonë e mbrojtur, pasi pëson një "aksident" siç është zjarri, të ndryshojë statusin e saj. Kjo u jep mundësi abuzuesve të kërkojnë fonde nga qeveria për rehabilitim ose ta shndërrojnë zonën e shkrumbuar në territor urban. Duke ditur se një pylli i duhen rreth 100 vjet për t'u rigjeneruar, babëzia për pasurim të shpejtë ka çuar në shkatërrimin e pashpirt të natyrës.

Ambjentalisti Sazan Guri, tha në “Kafe Shqeto” në Syri tv se, një tjetër anë e këtij skandali është keqpërdorimi i moratoriumit të pyjeve. Ndonëse nisi si një nismë pozitive në vitin 2013, zgjatja e tij i ka shërbyer vetëm një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin. Lejet për prerje drurësh jepen nën justifikimin e "nevojave komunale" për fshatra që tashmë janë të braktisur. Personat e favorizuar marrin leje për të prerë vetëm një lloj të caktuar druri në një sipërfaqe prej 1 hektari, por në realitet ata shkatërrojnë deri në 10 hektarë duke prerë masivisht pemë si ahu, pisha, panja dhe bredhi. Për të mbuluar këtë masakër mjedisore nga sytë e drejtësisë, si SPAK apo Kontrolli i Lartë i Shtetit, ata i vënë flakën pyllit pasi e kanë zhveshur atë.

Kjo metodë kriminale krahasohet shpesh me skandalin e menaxhimit të mbetjeve. Kompanitë faturojnë shtetin për 1000 tonë mbetje, por trajtojnë vetëm 100 tonë. Për të justifikuar diferencën e madhe dhe për të mbuluar abuzimin me fondet publike, ata u vënë zjarrin mbetjeve të mbetura në qytete si Elbasani, Fieri apo Shkodra.

Flavio Qarri: Këto zjarre që na shfaqen krejt papritur në destinacione kaq interesante...

Sazan Guri: Dakord, dakord, fillojmë. Ne e kemi thënë prej kohësh, bile shpeshherë edhe bashkë, që zjarret në Shqipëri të paktën këto 10 vitet e fundit, ose më saktë 13 vitet e fundit, e kemi matur. E kemi matur, jo se duam të mbrojmë një...

Flavio Qarri: Ta lidhim me Ramën.

Sazan Guri: Jo absolutisht jo. Janë zjarre të qëllimshme. Sepse mënyra, bile-bile ata arritën, përpiluan edhe ligjin që quhet disi i 1 se 4, kur neni 2 i ligjit arriti që jo vetëm që për të justifikuar veprimet që kishin bërë në vitet '18, '19, '20, '22 e tjera, edhe e kishin më të lehtë që ta justifikonin dhe ta mbronin me ligj. Dhe neni 2 i ligjit, thotë "përshtatshmëria e zonave të mbrojtura". Që do të thotë që ti, mbasi e djeg një pyll, qoftë në zonë të mbrojtur apo kudo qoftë ai pyll, imagjino për zonat e tjera që janë jo të mbrojtura. Do të thotë që ti e përshtat, e kthen në territor urban. Sepse që ta kthesh në identitet kërkon më shumë fonde nga qeveria. Edhe, faleminderit, edhe kohë. Do 100 vjet që të bëhet një pyll. Profesori ndoshta e di edhe më mirë. Dhe atëherë, sa të rrijë ai të merret me 100 vjet pyll që e kanë ngrënë, ajo babëzia... për 100 vjet njeriu babëzi prandaj quhet babëzi, se do në kohë të shkurtër të ngopet sa më shumë.

Prandaj quhet babëzi. Në këtë kuptim, ata vunë këtë ligj, këtë nen. Që neni 2 thotë: "përshtatshmëria e një zone të mbrojtur kur ajo pëson një aksident të caktuar", që i bie mjafton një zjarr apo… Prandaj, prej kohësh e kemi thënë kjo është arsyeja një që ata e justifikuan me ligj. Dhe arsyeja tjetër është që këta vazhdojnë të kenë një moratorium të pyjeve, që unë kam qenë promovues i asaj, ndoshta dhe profesori në atë kohë, kemi qenë të gjithë pjesë e një mendimi. Që një moratorium si i gjuetisë edhe i pyjeve. Dakord, drurit, me një fjalë. Në 2013-ën, pikërisht në kohën që atëherë që thamë. 2013-ën në mos gaboj. Dhe 4 vitet e para ajo funksionoi shumë mirë. Ndoshta ishte e mjaftueshme. Edhe që t'i lë radhë dhe profesorit. Atëherë, çfarë bëjnë këta? E zgjatën moratoriumin, si të pyjeve si të gjuetisë, në mënyrë që t'i japin lejet vetë për nevoja të menjëhershme, të emergjencës, që është një prerje druri për nevoja komunale. E para e punës s'ka njerëz fshatrat njëherë. Tani çfarë nevoja komunale ka druri? E dyta, këta me atë leje që i japin vetëm njërit, atij shokut të tyre, atij shokut të tyre atje nga Librazhdi, shoku i tyre është ai... i jep vetëm atij leje, ta dish mirë ti këtë, jam i sigurt për të gjithë këtë. Dhe i jep leje për një dru. Dhe për 1 hektar. Ndërkohë që priten nëntë drurë të tjerë, ahu, pisha, panja, bredhi, priten këto të gjitha. Edhe jo 1 hektar, po 10 hektarë.

Tani më thuaj ti mua, kush ka interes të justifikojë këtë prerje nga 1 hektar në 10 hektarë dhe nga 1 dru në 10 drurë? Ai që ka marrë lejen pra. Ai pret dhe djeg pyllin, në mënyrë që të justifikojë që mos të ketë nesër as SPAK, as prokurori, as Kontroll të Lartë të Shtetit. E njëjta gjë si në mbetje. Ai merr 1000 tonë mbetje që duhet t'i trajtojë apo t'i mbledhë, ai mbledh 100 tonë. Atëherë 900 tonë që ka marrë fondet tona publike ai, si do ta justifikojë? Do djegi Elbasanin pra, do djegi Fierin pra siç ndodhi vjet, do djegi fusharzin, do djegi Bushatin në Shkodër. E njëjta skemë është. Pikërisht këta që gjoja menaxhojnë, pikërisht këta presin për qëllime të caktuara, kjo është.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?