Skandali! Kompania që do të sjellë avionët antizjarr, probleme me ligjin, reagon MM: Është në gjykim, s’ka akoma vendim

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar gjatë ditës së sotme pas publikimit të lajmit se kompania që ka fituar tenderin për avionët që do përdoren për të fikur zjarret është nënë hetim në disa shtete të BE.
“Pretendimet e referuara në media lidhen me një çështje tjetër gjyqësore në Spanjë, ku vendimi nuk ka marrë ende formë të prerë dhe është në shqyrtim nga Gjykata e Lartë. Për rrjedhojë, ai nuk prodhon efekte juridike dhe nuk përbën bazë ligjore për përjashtimin e asnjë operatori ekonomik nga procedurat e prokurimit”, thuhet ne njoftimin e Ministrisë Shqiptare të Mbrojtjes.
REAGIM I MINISTRISË SË MBROJTJES
Në lidhje me deklaratën e bërë së fundmi nga Partia Demokratike si dhe qarkullimin në disa portale mbi procedurën e prokurimit për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes sqaron opinionin publik se çdo procedurë prokurimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar në fuqi, mbi bazën e parimeve të ligjshmërisë, transparencës, konkurrencës dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë.
Ministria e Mbrojtjes hedh poshtë pretendimet se bëhet fjalë për një "tender të mbyllur" apo për një procedurë të zhvilluar në kundërshtim me ligjin.
Procedura është zhvilluar si procedurë konkurruese për qëllime ushtarake, në përputhje me legjislacionin shqiptar për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Në garë morën pjesë dy operatorë ekonomikë. Operatori fitues paraqiti ofertën me çmimin më të ulët, ndërsa operatori tjetër u shkualifikua pasi nuk plotësonte kriteret ligjore të kualifikimit, kapacitetit ekonomik dhe teknik.
Po aq i pavërtetë është edhe pretendimi se kompania fituese ndodhet nën ndalim për të kontraktuar me administratat publike.
AVIATION TRADE EUROPE, S.L. ka paraqitur certifikatën e regjistrit penal që vërteton mungesën e çdo rekordi penal dhe ruan të drejtën e plotë për të marrë pjesë në procedura publike prokurimi.
Pretendimet e referuara në media lidhen me një çështje tjetër gjyqësore në Spanjë, ku vendimi nuk ka marrë ende formë të prerë dhe është në shqyrtim nga Gjykata e Lartë. Për rrjedhojë, ai nuk prodhon efekte juridike dhe nuk përbën bazë ligjore për përjashtimin e asnjë operatori ekonomik nga procedurat e prokurimit.
Kompania ka vijuar të kontraktojë normalisht me administrata publike të vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë vitet e fundit Ministrinë e Mbrojtjes së Qipros dhe Ministrinë e Brendshme të Malit të Zi.
Investimi për sigurimin e kapaciteteve ajrore për shuarjen e zjarreve është një projekt me rëndësi strategjike për rritjen e sigurisë civile, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, të pasurisë dhe të mjedisit. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes mbetet e angazhuar që çdo procedurë të zhvillohet me përgjegjësi të plotë, në respekt të ligjit dhe të interesit publik.
Lexo edhe
AKTUALITET
MABCO “zyrtarizon” kursin drejt arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës pas lëvizjes së MIE

Mallakastër/ Zjarri del jashtë kontrollit në masivin pyjor të Drenijës! Pas Ngrëçanit, pritet ndërhyrja nga ajri

Nga vjedhjet te sulmet online, si po ndryshon harta e kriminalitetit në Shqipëri

Zjarret në Mallakastër/Vihet nën kontroll vatra në Panahor pranë Cfirit. Flakët avancojnë drejt Ngraçanit

Sot, 118-vjetori i lindjes së Eqrem Çabejt, gjuhëtarit, albanologut e themeluesit të studimeve moderne shqiptare





