Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Skandali me rrugët dhe AKSHI-n, Konferenca e Kryetarëve shqyrton dy kërkesat e opozitës për Komisionet Hetimore

P
Piranjat 7 April 2026, 12:10 · 1 min lexim
Skandali me rrugët dhe AKSHI-n, Konferenca e Kryetarëve shqyrton dy

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot, ku në rendin e ditës është parashikuar shqyrtimi i dy kërkesave të opozitës për të ngritur Komisione Hetimore për rrugët si edhe për Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Më konkretisht, opozita kërkon hetim për kontratat koncesionare dhe ndërtimin e rrugëve pas shembjeve masive kohët e fundit dhe vënies nën akuzë të ish zv kryeministres dhe ish ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tendera.

Po ashtu, opozita ka kërkuar që të hetohet edhe veprimtaria e AKSHI-t dhe siguria e të dhënave të qytetarëve për shkak të vënies nën akuzë nga SPAK të të pandehurve lidhur me këtë dosje, të cilat mes të tjerash akuzohen se kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

Kërkesa për të ngritur Komisionin Hetimor për AKSHI-n u depozitua pak ditë më parë në Kuvend. Partia Demokratike kërkon vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.