Skandali mjedisor në Parkun Kombëtar të Vjosës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’!

Ndotja mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës nga kompania e naftës ‘Albpetrol', policia ka nisur hetimet për 4 punonjës.
Prej gjashtë ditësh tubacioni që bën transmetimin e naftës nga zona naftëmbajtëse e Drenovës drejt qendrës së grumbullimit është çarë për shkak të amortizimit duke bërë që mbetjet hidrokarbure të derdhen në përroin e Gorishovës dhe kanë përfunduar në lumin Vjosë.
Punonjësit e vënë në hetim dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për riparimin e këtij tubacioni dhe për pasojë u shkaktua edhe katastrofa mjedisore.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve Z. T., 59 vjeç, A. Z., 57 vjeç, G. B., 52 vjeç dhe G. N., 52 vjeç, punonjës të një kompanie për nxjerrjen e naftës. Këta shtetas dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për riparimin e një linje të dëmtuar të tubacionit të nxjerrjes së naftës, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe lumit Vjosa”, informoi policia.
Në zonën naftëmbajtëse të Drenovës janë 20 puse aktivë.
Punonjësit e kompanisë “Alpetrol” morën masa vetëm dje duke vendosur prita në mënyrë që mbetjet hidrokarbure të mos vazhdojnë te depërtojnë në lumin Vjosë.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRAT-VIDEO/ Nënë e bir furnizonin me armë grupet kriminale, arrestohet gruaja

VIDEO/ Aksident i rëndë në Vlorë, plagosen 3 persona, mes tyre dy fëmijë

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa ulet nafta

VIDEO-EMRI/ Qëlloi me armë për të vrarë një person, momenti i arrestimit të 55-vjeçarit në pyll

Vdekja e Igli Gjocajt te "Orange Club", administratori: Ishte mik me pronarin, erdhi të jepte mendim për lyerjen!

Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro/ SPAK kërkesë GJKKO për pushimin e çështjes ndaj, Jonaid Myzyri

Hita takim me strukturat në Shkodër e Lezhë, ultimatum: Luftoni trafikun e drogës ose do ta pësoni si komisariati i Peqinit





