FOTO-LAJM/ “27 korrik”, vizatohet data e protestës së nesërme në bulevard. Piktura epike, mesazh për...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth...
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...
Përfundimi i Kupës së Botës shënoi edhe fundin e karrierës ndërkombëtare për disa nga emrat më të njohu...

Prej më shumë se 4 ditësh në Portin e Durrësit përpunimi i kontejnerëve është në stanjacion duke sjellë bllokim total të punës në portin më të rëndësishëm në vend.
Në një deklaratë për mediat anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, Ilirjana Kuçana, u shpreh se në Portin e Durrësit po zhvillohet një skemë e qëllimshme bllokimi dhe paralizimi të aktivitetit, e cila sipas saj synon të çojë drejt uzurpimit të një prej pasurive më të rëndësishme kombëtare.
Ajo akuzoi qeverinë Rama, si dhe strukturat drejtuese të portit, se përmes justifikimeve teknike si mungesa e furnizimeve dhe vonesat artificiale në shkarkimin e kontejnerëve, po dëmtojnë funksionimin normal të portit dhe po krijojnë pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarët.
Sipas saj, qëllimi përfundimtar është zhvendosja e aktivitetit drejt interesave private dhe favorizimi i një grupi të kufizuar përfituesish pranë pushtetit, duke cenuar kështu interesin publik dhe pasurinë strategjike të vendit.
Fjala e plotë:
Jemi sot këtu në port tek porti i Durrësit. Siç e dini Partia Demokratike ka zhvilluar ë disa ditë më përpara një tryezë ku ka folur pikërisht për portin e Durrësit. Ka folur pikërisht për këtë pasuri kombëtare e cila është drejt uzurpimit. Ka folur pikërisht për këtë pasuri kombëtare ku Edi Rama dhe klika e Edi Ramës ka filluar shkatërrimin e portit të Durrësit. Jemi këtu për t'ju evidentuar problematika të cilat kemi folur në këtë tryezë dhe në shumë denoncime të bërë nga Partia Demokratike. Nga zoti Berisha, nga deputetë, nga përfaqësues të Partisë Demokratike të cilët e kanë denoncuar vazhdimisht portin e Durrësit. Atëherë jemi këtu për t'ju bërë me dije qytetarëve se prej katër ditësh porti i Durrësit është i bllokuar. Është i bllokuar me pretendimin se nuk ka naftë për vinçat, se ka mungesë stekrash, të cilat është thjesht justifikim.
Kjo është e qëllimshme për të marrë peng portin e Durrësit, për të shkatërruar dhe për të filluar nisjen e shkatërrimit të portit të Durrësit në mënyrë që kontejnerët dhe anijet të zhvendosen diku tjetër, në mënyrë që shqiptarëve t'ju rritet edhe çmimi, sepse nëse do shkojnë dhe do ankorohen në një port tjetër, do duhet që çmimi i mallrave t'ju shtohet shqiptarëve dhe në shportën e shqiptarëve të ketë rritje çmimesh. Unë do t'ju sjell edhe denoncimin tjetër i cili është bërë për gjashtë korsitë e rrugëve. Ju e dini që tashmë është bërë me tre korsi dhe pritet të bëhet me dy korsi. Pra kemi të bëjmë me një vjedhje të pasurisë kombëtare. Porti i Durrësit është jetik, jo vetëm për Durrësin por është jetik për Shqipërinë. Është porta hyrëse dhe imagjinojeni sot në portën hyrëse e cila ekonomia e vendit është e paralizuar prej katër ditësh. Kjo qeveri dhe ky kryeministër flet për Shqipërinë europiane.
Ky kryeministër flet për trenin europian. Në mënyrë të drejtpërdrejtë bëj, akuzoj Drejtorinë Portuale të Durrësit. Akuzoj në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin e vendit Edi Rama, se kjo është në mënyrë të qëllimshme për të bllokuar portin e Durrësit dhe për ta uzurpuar portin e Durrësit. Unë ju bëj me dije, vetëm pak metra më larg kemi aferën tjetër korruptive Velierën, nga ana tjetër kemi Tidin, nga ana tjetër kemi portin e Durrësit. Pra Edi Rama ka vendosur që durrsakët t'i përzëjë natën, jo ditën. Prandaj më lejoni që t'ju bëj një thirrje të gjithë, më lejoni t'ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Durrësit por të gjithë Shqipërisë, pasi porti i Durrësit është pasuri kombëtare dhe duhet ta mbrojmë si pasuri kombëtare.
Nga ana tjetër, më lejoni t'i bëj një thirrje shoqërisë civile të jetë në mbështetje të kësaj pasurie kombëtare. Më lejoni që t'i bëj një thirrje institucioneve të drejtësisë, në veçanti SPAK-ut ku ne do të depozitojmë një kallëzim për marrjen, uzurpimin dhe rrëmbimin, vjedhjen e pronës publike. Në çdo vend të botës ju jepet porteve, ju jepet hapësirë publike, në këtë vend ju merren rrugët, ju merret porti për t'ia dhënë oligarkëve dhe ndërtuesve të radhës, në mënyrë që të përfitojnë dhe një grusht njerëzish rreth Edi Ramës të përfitojnë dhe t'i maksimizojnë votat e tij për të qëndruar sa më lart në pushtet. Nuk mjaftojnë dhe nuk kemi të sosur me aferat korruptive që kjo qeveri bën nga dita në ditë. Prandaj, të dashur qytetarë, jemi këtu dhe do të jemi këtu, jo vetëm në portin e Durrësit, po kudo ku ka cënim të interesit publik, interesit qytetar. Aq më tepër ku bëhet fjalë për një vjedhje e cila është pasuri kombëtare. Prandaj ne kemi denoncuar dhe do vazhdojmë ta denoncojmë portin e Durrësit.
Do të jemi këtu për t'ju theksuar dhe njëherë qytetarëve të Durrësit se drejtori i portit të Durrësit të mos rrijë të pijë vera me Edi Ramën, as të mos tallet me qytetarët, por t'i shërbejë interesit publik, t'i shërbejë qytetarëve dhe të mos bllokojë kontejnerët të cilët në një gjendje normale do i duheshin vetëm 20 minuta në shkarkimin e një kontejneri. Sot kemi mbi tre orë që bën shkarkimin një kontejner dhe kjo është e qëllimshme në mënyrë që këta të mërziten dhe të shkojnë diku tjetër.
Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, më 21 prill, Skuadra Speciale Mossos, me rreth 200 agjentë...
Këtë të martë, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pritej të shqyr...
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Enno Bozdo ka shprehur shqetësimin e bizneseve për presion të organeve tatimore ndaj tyre...
Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjes, ku janë vjedhur eshtrat e një personi...
Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme një personi me inicialet A.H, të dënu...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës Administrative për ...
Fermerët e zonës së Maliqit, sidomos në Pirg dhe Zvirinë, po kalojnë një periudhë të vështirë për ...
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka hapur rrugë një vale të re kullash, me përqendrim në Tiranë, por jo vet&e...
Irfan Azizi, i njohur me nofkën “Fania”, po përdor frikën për jetën si argument për të bllokuar ekstradimin e tij...
Dy video që kanë bërë xhiron në rrjetet sociale kanë nxitur shqetësim në kryeqytet, pasi në to shfaqen dy gra me sh...