Skandali/ Qeveria i ndez natën ‘tigrat’ e Vlorës, kërkon të fshehë tymin, ndotjen që i bën bregdetit

Skandali me termocentralet në Vlorë vijon. Perveç shpenzimeve marramendëse financiare që u kushtojnë shqiptarëve këto objekte që pretendohet që prodhojnë energji në raste nevojash tani po ndotin Gjirin e Vlorës.
Nëse i hedh një sy grafikut se kur ata vihen ne përdorim shikohet se janë orët e natës.
Dhe arsyeja është që qytetarët vlonjatët por edhe turistët e shumtë që frekuentojnë bregun e Vlorës, të mos shikojnë tymin e zi që nxjerrin këto objekte te vjetra që i solli në Shqipëri koordinimi i korrupsionit qeveritar me diplomacinë.
Në grafikun që bashkëngjitet me shkrimin me ngjyrën kafe është prodhimi i anijeve.
Strategjia që TEC-et lundruese ti fusin në punë gjatë orareve ku nuk shikohet tymi sepse nxjerrin shume ndotje është pjesë e propagandës dhe stilit rilindas të fshehjes së të vërtetave.
Por që këtë rast flasin shumë qartë. Kjo është një aferë shumë e rëndë që është denoncuar që në fillim nga opozita shqiptare por jo vetëm. Dhe i kushtin miliona euro taksapaguesve shqiptare . Ndërkohë që SPAK ka kohë të merret me opozitën por jo me vjedhjet e pareve publike nga kjo marrëveshje e iniciuar nga Balluku dhe Rama dhe e mbështetur nga ish ambasadorja Yuri Kim.
Lexo edhe
AKTUALITET
Përkujtohet Teodor Keko/ Gruaja që i kushtoi poezitë: Së afërmi një antologji me veprat e Dorit

Aksident i rëndë në aksin Fier-Shegan/ Furgoni përfundon në kanal, një i moshuar në gjendje të rëndë

VIDEO/ Dhjetëra familje e biznese në errësirë totale tek Shkëmbi i Kavajës: Asnjë masë nuk është marrë

“Ministrja u arratis”, gazetari publikon pamjet nga QSUT: Erdhi për propagandë , shmangu pyetjet dhe iku

“24 mijë paund dhe me ‘Range Rover’/ Investigimi i Sky News: Si kontrabandisti shqiptar transporton drejt Anglisë emigrantë me dokumenta ...





