Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë.
Sipas informacioneve të siguruara nga burime prane shefit të komisariatit bëjnë me dije se, personat e arrestuar kishin qëndruar rreth 24 orë pa ushqim dhe pikërisht kërkesa për bukë ka qenë shkaku që ka çuar në përshkallëzimin e situatës.
Të arrestuarit kanë kërkuar ushqim, por futja e tij në ambientet e izolimit është refuzuar.
Pas këtij refuzimi, ata u kanë marrë çelësat tre punonjësve të policisë, kanë dalë në korridoret e dhomave të izolimit dhe për disa orë kanë mbajtur nën kontroll ambientet ku ndodheshin edhe tre efektivët.
Ajo që e bën ngjarjen edhe më të pazakontë është mënyra se si është zgjidhur situata.
Sipas të dhënave, janë zhvilluar negociata drejtpërdrejtë për ushqimin dhe vetëm pasi është rënë dakord që të arrestuarve t’u sigurohej bukë, është bërë e mundur kthimi i çelësave.
Pas negociatave janë blerë rreth 170 euro pica, të cilat u janë dhënë personave të arrestuar.
Vetëm pasi kanë konsumuar ushqimin, ata kanë dorëzuar çelësat dhe është krijuar mundësia që policia të rimarrë kontrollin e ambienteve.
Pra, brenda Komisariatit të Policisë Sarandë, situata ka arritur në pikën ku për rikthimin e kontrollit është dashur të negociohej për ushqim me personat e arrestuar.
Ky fakt ngre pyetje shumë serioze për mënyrën e administrimit të ambienteve të izolimit, kushtet në të cilat mbaheshin të arrestuarit dhe përgjegjësinë e drejtuesve që kanë lejuar që një situatë e tillë të përshkallëzohej deri në humbjen e kontrollit.
Pas kthimit të çelësave, në ambientet e Komisariatit kanë hyrë forcat e FNSH-së.
Sipas informacioneve që tashmë po verifikohen penalisht, pas ndërhyrjes është ushtruar dhunë ndaj disa prej të arrestuarve. AMP po heton edhe këtë pjesë të ngjarjes, për të përcaktuar nëse është përdorur forcë apo nëse kemi të bëjmë me keqtrajtim të personave që ndodheshin nën kontrollin e shtetit.
Edhe më problematik është informacioni se përmasat reale të ngjarjes i janë mbajtur të fshehta edhe prokurores së Sarandës, Esmeranda Basho.
Në në këtë rast çështja nuk lidhet më vetëm me sjelljen e të arrestuarve, por edhe me mënyrën se si drejtuesit e Komisariatit kanë raportuar ose kanë zgjedhur të mos raportojnë atë që kishte ndodhur.
Fshehja e një ngjarjeje të tillë, dëmtimi i kamerave dhe mungesa e një referimi të menjëhershëm kërkojnë hetim të plotë dhe përgjegjësi konkrete.
Ky është tashmë një test serioz për Prokurorinë e Sarandës dhe AMP-në.
Duhet të hetohet jo vetëm kush mori çelësat dhe pse shpërtheu revolta, por edhe pse të arrestuarit u lanë 24 orë pa ushqim, pse u desh të negociohej për bukë, kush dha urdhrat, kush fshehu ngjarjen dhe çfarë ndodhi pas hyrjes së FNSH-së.
Nëse ka përgjegjësi të drejtuesve, hetimi nuk mund të ndalet te punonjësit e nivelit zbatues, sikurse është vendosur nga Skënder Hitaj për pezullimin nga detyra të Armando Bizhga, Dhimitër Gugu dhe Leons Cani. /Syri
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi në fshatin Aliko, në Bashkinë...
SPAK ka zbardhur detaje të reja nga hetimi ndaj Belinda Ballukut, duke ngritur dyshime për një lidhje mes favorizimit të një kompanie n...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur të tjera detaje nga aksioni i fundit i SPAK, ku janë sekuestruar pasuri të reja. Sipas Lalës, ka dyshime...
Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja makabër e të riut shqiptar Ferdinant Hoti në Itali, i cili u gjet i ekzekutuar me armë...
SPAK ka sekuestruar pasuri të reja në zonën e Palasës, në kuadër të hetimeve të dosjes “Balluku”. Ish...
Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit në zonën e Bagos, pranë Karpenit, ku janë riaktivizuar...
Një aksident është regjistruar pasditën e së mërkurës në Unazën e Tiranës, ku nga pamjet e publikuara nj&eum...
Një aksident i rëndë ka ndodhur me datë 5 shtator 2026 në Durrës, në lagjen nr. 15, ku një kamion pë...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në seancën e djeshme plenare dha sinjalin e parë të bashkëpunimit me opozitën. ...