Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Skandali te Trauma: “Pagova 3500 euro, ia dhashë doktorit për protezën”, rruga për operacionin, ose do presësh me vite

P
Piranjat 8 April 2026, 23:01 · 3 min lexim
Skandali te Trauma: “Pagova 3500 euro, ia dhashë doktorit për

Aritja duket se i ka lodhur pacientët, veçanërisht ata që janë në kushtet kur e vetmja zgjidhje është operacioni, asnjë medikament nuk ua lehtëson dhimbjen.

Në këto kushte, pjesa më e madhe e tyre kanë nevojë që të marrin përkujdesje në banesë për shkak të problemeve të rënda fizike. “A e ke bërë ti një ndërhyrje që e ke pasur të planifikuar tek Spitali i Traumës? Jo shpirt, nuk e kam bërë”, u shpreh qytetari.

“Nuk e kam bërë jo, por e kam shkruar aty, kam paguar 30 mijë lekë kur të dalë radha’ u shpreh qytetari. “Mirë se doktori më ka thënë ishalla do të vijë ndonjë gjë, kush e di, burri më ka vdekur, vetëm jam’ u shpreh qytetari.

Gjatë hulumtimit dhe bashkëbisedimit me pacientët binte në sy fakti se disa prej tyre, ndonëse ishin në listën e pritjes, ata e kishin kryer ndërhyrjen në Spitalin e Traumës. Kjo ngre një pikëpyetje tjetër se përse ndodhen në listë dhe kanë një kartelë të hapur në spital, ndërkohë që shërbimin e kanë marrë nën dyshimet për favorizim në radhë.

“E kam kryer, e keni bërë aty apo në privat? Aty, po aty e kam bërë. Në çfarë date? Nuk e mbaj mend, më duket ka qenë në fund të majit’ u shpreh qytetari.

Lidhur me këtë pretendim të pacientëve, Spitali tha se krahas urgjencave dhe listës së pritjes ofron edhe shërbim për ata që i blejnë vetë materialet e domosdoshme për ndërhyrjen.

Ndërsa pacientë të tjerë lanë të kuptohej se janë në negociata për një rrugë të shkurtër, që nënkuptonte dhënien e ryshfetit…

“Foli djali me doktorin, por akoma nuk po e rregullojmë dot vetë njëherë, a kupton, besoj se e merr vesh…”

“E kemi bërë aty, tek Trauma, por e kemi bërë me pagesë, kena blerë protezën, e kupton? Ku e keni blerë? Te spitali, te Spitali i Traumës, 3500 euro”, u shpreh qytetari.

“Pagesën si e keni bërë? Ku e keni bërë? Në spital? Po, në spital e kemi bërë cash”, u shpreh qytetari.

“I ka marrë doktori, atij ia kena dhënë”, u shpreh qytetari.

“Herën e parë 3 mijë euro. Kush ua tha? Mjeku na tha”, u shpreh qytetari.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.