Skandali tek ''Syri i Kaltër''/ Piranjat mësojnë detaje të reja: Ja si funksionon skema, dalin edhe fotot

Piranjat News kanë mësuar detaje të reja për skandalin në zonën e Syrit të Kaltër.
Pas publikimit të denoncimit të djeshëm lidhur me dyshimet për abuzim me detyrën, nepotizëm dhe shkelje të ligjit në administratën publike, redaksia e Piranjave ka marrë informacion shtesë që hedh dritë mbi përfshirjen e individëve të tjerë dhe praktikave të dyshimta në zonën e mbrojtur të Syrit të Kaltër.
Sipas denoncimeve të reja, në qendër të akuzave është drejtori i AKZM-së në Vlorë, Martin Goriçi, por gjithashtu përfshihet edhe Sokol Xhyheri, i cili së bashku me persona të tjerë dyshohet se vendos taksa të paligjshme ndaj turistëve dhe subjekteve private që vizitojnë zonën.
Po ashtu Piranjat News kanë siguruar fotot e personave.

Denoncuesi tregon se tabela zyrtare për turistët është 50 lek, por ata paguajnë deri në 1 euro.
Për automjetet, tarifat variojnë nga 3 euro për makina, 10-15 euro për motorë me benzinë dhe deri 20 euro për motorë të tipit BMW ose Honda.
Të gjitha këto të ardhura, sipas denoncuesit, nuk përfundojnë në të ardhurat zyrtare shtetërore, por administrohen nga individët e përfshirë.
Më tej, denoncuesi thekson se aktiviteti zhvillohet edhe në orët e mbrëmjes dhe përfshin shoqërimin e turistëve në ambiente private, çka ngre shqetësime serioze për ligjshmërinë dhe sigurinë e vizitorëve.
Për më tepër, një pjesë e tarifave mbahen nga rojet, ndërkohë që individët kryesorë nuk paraqiten vetë në terren.
Piranjat po verifikojnë këto pretendime dhe do të kontaktojnë turistët që vizitojnë zonën për të konfirmuar vërtetësinë e informacionit. Denoncuesi ka kërkuar të mbetet anonim, por ka vënë në dukje se ky aktivitet përbën një “biznes familjar” në kurriz të pasurisë publike.
Redaksia e Piranjave do të vazhdojë të ndjekë dhe të publikojë çdo zhvillim të ri mbi këtë skandal./Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Publikohen fotot e vrasësit Saraiva në gjykatë, Daily Mail: 1 milion paund për të vrarë Ardian Nikulajn!

“Afera që nuk ekzistojnë”/ Avokati: Akuzat ndaj Metës të pavërteta! Detaje nga dosja, të montuara

"Skandali TIBO"/ Mashtruan një grua për 2.2 mln euro, prokuroria e Tiranës çon në gjyq 6 persona dhe 5 shoqëri (EMRAT)

Mashtrim, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 6 persona dhe 5 shoqëri

Çmimi i miellit, vajit dhe sheqerit rritet me 50%/ Ministrja: Nuk i ulim dot çmimet





