"Skandali TIBO"/ Mashtruan një grua për 2.2 mln euro, prokuroria e Tiranës çon në gjyq 6 persona dhe 5 shoqëri (EMRAT)

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 6 persona, Adnand Mahmuti, B.K, B.K, Mirela Guri, Mirgen Zaçellari dhe Saimir Gora dhe 5 shoqëri; “MAGOWARE” sh.p.k., “OVER SPORT” sh.p.k., “TIBO AL” sh.p.k., “TIBO Communications” sh.p.k. dhe “TIBO” sh.p.k., për katër vepra penale; mashtrimi, pastrimi produkteve, fshehje e të ardhurave e mospagim taksash.
Hetimet nisën pas kallëzimit të një shtetaseje, e cila kishte dhënë një hua prej 2.2 milionë eurosh për investim në biznes, por sipas organit të akuzës, shuma nuk u kthye dhe u përdor në mënyrë të kundërligjshme. Në qendër të skemës dyshohet të jetë shtetasi me iniciale A.M., i cili, në bashkëpunim me persona të tjerë dhe përmes disa kompanive, ka mashtruar duke shfrytëzuar besimin dhe marrëdhënien miqësore me kallëzuesen.
Sipas Prokurorisë, nga analiza e transaksioneve financiare ka rezultuar se kompanitë e përfshira kishin mundësi për të shlyer detyrimin, por nuk e kanë bërë, ndërsa janë evidentuar edhe lëvizje të dyshimta parash, përfshirë transferta të pajustifikuara dhe qarkullim të shumave në cash për të fshehur origjinën e tyre.
Po ashtu, ekspertiza kontabël ka zbuluar se disa prej shoqërive nuk kanë deklaruar të ardhurat reale dhe kanë shmangur detyrimet tatimore, duke konsumuar edhe veprat penale të fshehjes së të ardhurave dhe evazionit fiskal.
Sipas organit të akuzës, të pandehurit kanë vepruar në bashkëpunim dhe me dijeni të plotë për natyrën e paligjshme të veprimeve, ndërsa çështja tashmë i kalon për shqyrtim gjykatës.
Për sa më sipër, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë rezultoi e provuar se të pandehurit kanë konsumuar veprat e mëposhtme:
1. Adnand Mahmuti ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
2. B.K ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
3. B.K ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
4. Mirela Guri ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehje e të ardhurave”;
5. Mirgen Zaçellari ka konsumuar veprat penle “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Mopagimi i taksave dhe tatimeve”;
6. Saimir Gora ka konsumuar veprat penale “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
7. “MAGOËARE” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”’;
8. “OVER SPORT” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
9. “TIBO AL” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
10. “TIBO Communications” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”; dhe
11. “TIBO” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Mashtrim, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 6 persona dhe 5 shoqëri

Çmimi i miellit, vajit dhe sheqerit rritet me 50%/ Ministrja: Nuk i ulim dot çmimet

Aksidentet rrugore i kthehen rritjes në shkurt, në Tiranë thuajse u dyfishuan

Dyshohet se vodhi 3 varëse floriri në argjendari dhe kanosi pronarin, arrestohet 38-vjeçari

Vendet më të rrezikshme për amerikanët/ DASH: Shqipëria më keq se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut





