"Sa më shumë të na rrihni, aq më shumë do të vijmë", aktivistja me deklarata të forta para Kryeministrisë
Protesta e 31-të qytetare para Kryeministrisë u shoqërua me deklarata të forta edhe nga aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila iu drejtua prot...
Protesta e 31-të qytetare para Kryeministrisë u shoqërua me deklarata të forta edhe nga aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila iu drejtua prot...
Protesta e 31-të qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë është shoqëruar me deklarata të...
Një nga organizatorët e protestave qytetare, Arben Kola, ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së sotme para Kuve...
Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të martën përfundimin e hetimeve për skemën e dyshuar kriminale të falsifikimit dhe tjet...
Policia e Shtetit ka saktësuar të dhënat mbi aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të marte në auto...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përplasjeve mes Policisë së Shtetit dhe protestuesve para Kuvendit, ku u raportua...
Dy persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi pasdreken e kësaj të ma...
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradë, pranë QTU-së, ku është përmbysur një autobus.Rreth...
Shkëlzen Bushi, Dritan Goxhaj, Mandi Jatagani, Erjon Taipi dhe Asim Prengzi rezultojnë se janë pesë protestuesit e shoqëruar nga sh&e...
Vala e të nxehtit që ka shkaktuar 1300 viktima në mbarë Europën, ka vënë në pah nevojën urgjente që sistemet...
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tetë të pandehur, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se ka falsifikuar dokumente pronësie dhe ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme rreth 687,798 metra katrorë tokë shtetërore në zonën bregdetare të Durrësit. Sipas SPAK, skema kriminale drejtohej nga Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça, të cilët, në bashkëpunim me persona të tjerë dhe zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, falsifikuan dokumente pronësie dhe regjistruan prona shtetërore si private, duke përvetësuar pasuri me një vlerë të përllogaritur rreth 16.89 milionë euro.
Për këto prona është vendosur masa e sekuestros preventive.
Sipas SPAK, të pandehurit akuzohen si më poshtë:
Aleksandër Laho (alias Rumi) – konsiderohet një nga drejtuesit e grupit kriminal. Akuzohet për: Mashtrim të kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; Falsifikim dokumentesh në bashkëpunim; Pjesëmarrje dhe drejtim të grupit të strukturuar kriminal. Vullnet Muça (alias Vullnet Kondi/Vullnet Muharremi) – i konsideruar bashkëdrejtues i skemës. Akuzohet për: Mashtrim me pasoja të rënda; Falsifikim dokumentesh; Grup të strukturuar kriminal.
Agron Bejdolli – sipas SPAK ka shërbyer si koordinator dhe ekzekutues i skemës. Akuzohet për: Mashtrim me pasoja të rënda; Falsifikim dokumentesh; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Vlash Brahja – i përfshirë në disa episode konkrete të tjetërsimit të pronave. Akuzohet për: Mashtrim me pasoja të rënda; Falsifikim dokumentesh; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Artur Isaku, jurist në ASHK, akuzohet për: Falsifikim dokumentesh në bashkëpunim; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Mikel Zaho, jurist në ASHK, akuzohet për: Falsifikim dokumentesh; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Ermira Avdyli, ish-specialiste e arkivës në ish-ZVRPP Durrës, akuzohet për: Falsifikim dokumentesh nga personi që ka detyrë lëshimin e tyre, në bashkëpunim.
Urim Agasi akuzohet për: Mashtrim, më shumë se një herë, me pasoja të rënda, pasi dyshohet se ka përfituar të ardhurat nga shitja e pesë pronave me sipërfaqe totale 72 mijë metra katrorë të regjistruara me dokumente të falsifikuara.
Si funksiononte skema
Sipas hetimeve, Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça identifikonin prona shtetërore ose të papretenduara në zonën Shijak–Kepi i Rodonit dhe përmes falsifikimit të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) i regjistronin ato si prona private.
SPAK thotë se grupi bashkëpunonte me punonjës të Kadastrës për të siguruar dokumente origjinale nga arkiva, të cilat më pas falsifikoheshin dhe integroheshin në sistemin e regjistrimit. Në vijim prodhoheshin certifikata pronësie, harta, referenca dhe dokumente të tjera të falsifikuara, ndërsa pronat përfundonin të regjistruara në emër të personave të besuar dhe më pas shiteshin te investitorë.
Hetimi ka zbuluar gjithashtu manipulime në regjistrat kadastralë dhe në regjistra historikë të viteve 1929–1957, me qëllim krijimin e titujve të rremë të pronësisë. Sipas SPAK, provat e siguruara nga komunikimet në platformën SkyECC, ekspertimet digjitale, dokumentacioni i sekuestruar dhe gjurmët elektronike në sistemin e Kadastrës provojnë rolet e të pandehurve në këtë aktivitet kriminal.
Nga hetimet rezulton se përmes kësaj skeme shteti është zhveshur në mënyrë të paligjshme nga pronësia e të paktën 687,798 metra katrorëve tokë në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit të Durrësit. Një pjesë e këtyre pronave është shitur te persona të tretë. Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive mbi pronat e dyshuara, me një vlerë të përllogaritur rreth 16.89 milionë euro.
SPAK bën të ditur se hetimet vijojnë në një procedim të ndarë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe fakteve të reja penale.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku një autobus është përmbysur pasi ës...
Grupi i protestuesve kanë lënë Policinë e Tiranës menjëherë sapo mësuan se të arrestuarit para parlamentit ishin d&...
Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e sotme në aksin Durrës–Tiranë, pranë QTU-së, ku një aut...
Në podiumin e improvizuar mbi një karrige para kryeministrisë të hënën në mbrëmje u ngjitën si folës disa depu...
Detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë – Durrës pran&e...
Avokati Gentian Sejrani, ka bërë të ditur se gjashtë personat e shoqëruar gjatë protestës ndodhen aktualisht në Komisa...
Dy persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi pasdreken e kësaj të ma...
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradë, pranë QTU-së, ku është përmbysur një autobus.Rreth...
Shkëlzen Bushi, Dritan Goxhaj, Mandi Jatagani, Erjon Taipi dhe Asim Prengzi rezultojnë se janë pesë protestuesit e shoqëruar nga sh&e...
“Protesta e thirrur në orën 19:00 ka nisur tani”, deklarojnë qytetarët teksa ndodhen para Drejtorisë së Policisë...