AKTUALITET

“Skllevërit” e rinj të Spaçit, minatorët: Kompania private fsheh aksidentet në punë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 December 2025, 21:42

“Skllevërit” e rinj të Spaçit, minatorët:

Ky vend, është i bekuar nga zoti, por i zhvatur dhe i grabitur, duke lënë njerëzit në mjerim.

E fshehur mes maleve të Mirditës, miniera e Spaçit ku u nxorën tonelata bakër, pirit, ar, argjend e një sërë elementesh të tjerë është një dëshmi e fortë e të shkuarës dhe të tashmes. Në kujtesën tonë kombëtare Spaçi ishte si një laborator dhimbjeje ku regjimi komunist përpunoi, po aq sa mineralet, edhe jetët e njerëzve.

Miniera filloi të shfrytëzohej në vitet ‘60-të. Përveç minatorëve të zakonshëm, atje u dërguan edhe qindra të burgosur politikë, intelektualë, klerikë, studentë, ish-oficerë, njerëz që u internuan.

Spaçi nuk ishte vetëm minierë; ishte burg, kamp pune, mekanizëm nënshtrimi. Të burgosurit punonin 10 deri 12 orë në galeri të rrezikshme, pa mbrojtje, në temperaturë dhe lagështi ekstreme.

Maji i vitit 1973 mbetet momenti më i paharruar i këtij vendi. Në atë muaj, të burgosurit u ngritën një revoltë që më vonë u quajt “kryengritja e Spaçit”, një akt i jashtëzakonshëm guximi. Flamuri kombëtar u ngrit pa yllin komunist, një akt i paprecedentë sfide. Revolta u shtyp me dhunë të egër. U bënë arrestime dhe dënime. Disa u ekzekutuan.

Edhe sot, duket se historia po përsëritet. Jo me arrestime dhe ekzekutime, por me shfrytëzim çnjerëzor. Një trajtim që i hodhi minatorët në protesta për siguri në punë dhe trajtim dinjitoz.

Kërkesa të mohuara nga kompania turke “Tete Albania” e cila shfrytëzon pasuritë e nëntokës në Spaç.

“Tani ai i ka shkëputur marrëdhëniet me punonjësit, ata janë në grevë, familjet çfarë do të hanë”, u shpreh Mark Marfana, banor në Orosh.

“Detyrohem me e lënë dhe me u shpërngulë në Tiranë ose në emigracion. Kjo na ka mbajtur, dy punë ka pasur, koprativa dhe miniera punët më të vështira”,  u shpreh minatori Vladimir Mërdhoçi.

Greva e minatorëve të Spaçit zë fill në mënyrën se si u pushua nga puna brigadieri i turnit Albert Bushprendi pas angazhimeve në sindikatën e minatorëve.

“Në turnin e dytë, mua si përgjegjës turni, pasi kisha fut punëtorët në punë, firmos për punën, më thirrën dhe më njoftojnë largimin”, u shpreh minatori Albert Bushprendi.

“Ka qenë turn i parë, ka punuar turn i parë dhe nuk e ka larguar në fund të turnit të parë në mënyrë që të mos jenë dy turne bashkë se mund të bëjnë një protestë, por e ka larguar në mes të turnit të dytë”, u shpreh Kryetari i Sindikatës, Dritan Lleshi.

Në reagimin e bërë aso kohe, kompania mohoi shkarkimin e minatorit për shkak të pjesëmarrjes në sindikatë, por, mbajti një tjetër qëndrim.

Bushpreni është shkarkuar nga detyra pasi ka shkelur procedurën e raportimit dhe hetimit të incidentit në punë.

Në fakt, Bushprendi dhe minatorë të tjerë deklaruan të kundërtën e variantit të kompanisë. Ata pohuan se ishte kompania që fshihte incidentet në punë.

“E kam nxjerr unë me sy të dëmtuar nga nëntoka, nuk shikonte fare, fatmirësisht i erdhi”, u shpreh minatori Albert Bushprendi.

“Kemi pasur raste lëndime nga më të ndryshmet, por miniera nuk është as luks as hotel me yje, ne të gjithë i dimë vështirësitë, por vështirësitë duan të paguhen.

Edhe raportet nuk janë paguar, i fshehin dëmtimet që bëhen në punë i fsheh kompania. Nuk i raporton në shtet, nuk raportohen, nuk kalojnë me sigurime në bazë të ligjit. I jep një ditë pune se ne hallexhi jemi edhe nuk i dimë rregullat, shkojmë thonë të japim ditë pune nuk t’i kalojmë me raporte për mos me e nxjerr, të japin ditë pune sa të bëhesh mirë vetëm thonë mos fol. Ka pasur raste humbje jete në sipërfaqe, jo në minierë dashtë Zoti, jashtë sektorit të minierës ka pasur”, u shpreh Marjo Simoni.

Aksidentet në punë ndodhin për shkak se punonjësve iu ngarkohen detyra të ndryshme në minierë, jo vetëm ato për të cilën janë të specializuar. Këto urdhra për të punuar në pozicione të tjera të minierës janë verbale dhe nuk ka asnjë dokument për to.

“Ne punojmë në një pozicion pune, unë punoj me lëndë plasëse, të fut në një pozicion pune tjetër që nuk i përshtatet punës time edhe mund të marrësh një dëmtim dhe thotë përse ke shkuar atje, pse nuk ke ndenje në pozicionin e punës, por ai vetë më thotë duhet të shkosh atje vetë thotë përse ke shkuar.

Unë kam vajzën 2 vjeçe përditë më thotë puna babi, puna, përditë më marrin në telefon ishalla doli shëndosh prej miniere duke i thënë se shpëtova për pak sot, pak më ra një gur e shpëtova”, u shpreh minatori Albert Bushprendi.

Inspektorati shtetëror i Punës  tha se ka kryer në minierën e Spaçit 3 inspektime për shkak të aksidenteve ne punë, ku kanë rezultuar 4 punëmarrës të aksidentuar. Nuk dihet nëse ky institucion ka informacion për incidente të fshehura.

Megjithatë, kur flasim për sigurinë në galeri, institucioni përgjegjës është Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera.

Gjatë periudhës Janar-Nëntor janë kryer dy inspektime të planifikuara dhe 2 inspektime jashtë programit në nëntor 2025, të kryera gjatë periudhës së grevës. Prej vitit 2022-2025 në minierën e bakrit Spaç dhe fabrikën e pasurimit nuk ka pasur asnjë aksident me pasoja fatale në nëntokë. Prej kësaj miniere janë raportuar 3 aksidente me pasojë plagosje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?