Sot dita e 34 e revoltës për largimin e Edi Ramës, nis grumbullimi i protestuesve

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin "Skënderbej", aty ku do të startojë protesta e ditës së 34-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit po mblidhen në qendër të Tiranës, ndërsa në orët në vijim pritet të nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi i përditshëm.
Protesta hyn në ditën e saj të 34-të në një klimë të tensionuar, pas ngjarjeve të djeshme para Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit u përdor gaz lotsjellës, spray me piper dhe forcë fizike, ndërsa disa protestues u arrestuan.
Pavarësisht zhvillimeve të një dite më parë, organizatorët kanë bërë të qartë se protesta do të vijojë sipas kalendarit të saj të përditshëm. Edhe mbrëmjen e djeshme, pas tubimit para Kryeministrisë, qindra qytetarë marshuan drejt Komisariatit nr. 3, ku kërkuan lirimin e protestuesve të arrestuar, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre.
Edhe sot, qytetarët po mblidhen me pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa në shesh dëgjohen thirrjet që kanë shoqëruar protestën që prej nisjes së saj, si "Rama ik", "Rama jep dorëheqjen", "Shqipëri e re" dhe "Ju erdhi fundi".
Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore, ndërsa marshimi drejt Kryeministrisë pritet të nisë pas përfundimit të grumbullimit të qytetarëve në Sheshin "Skënderbej". /Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Vangjel Tavo del në përgjimet e dosjes Aruba, trafikantët plan për të rrëmbyer Gjirin e Gramës

Republika e betonit, aleancat mes pushtetit, krimit dhe ndërtimit!

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 29-vjeçarja gjendet e mbytur në det

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Vlorë “kampione” e abuzimit, 45 punonjës u gjetën me shkelje në 64 tendera

"I armatosur dhe dokumente false", SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës: BKH u ndihmua nga Antimafia Italiane





