Sot i jepet lamtumira e fundit çiftit Plaka, mes dhimbjes dhe tronditjes pas tragjedisë në Vidhishtë

Sot në orën 11:00 familjarë, të afërm dhe banorë të zonës do t’i japin lamtumirën e fundit çiftit Kosta dhe Bejlere Plaka, të cilët u vranë dje nga Refik Buzi, ish i fejuari i vajzës së tyre në fshatin Vidhisht bashkia e Roskovecit.
Çifti do të përcillet për në banesën e fundit mes dhimbjes së familjarëve dhe komunitetit. Kryefamiljari Kosta Plaka, 58 vjeç, humbi jetën në banesë pasi u qëllua me armë gjahu nga Refik Buzi, ndërsa bashkëshortja e tij, Bejlere Plaka, 55 vjeçe, mbeti e plagosur dhe ndërroi jetë disa orë më pas në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 24 korrikut, kur Refik Buzi, ish-dhëndri i familjes, dyshohet se shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij në Vidhishtë të Roskovecit, ku vrau Kosta Plakën dhe plagosi bashkëshorten e tij. Pas krimit, ai mori me vete ish-të fejuarën, Rozalinda Plakën, e cila u lirua pas disa orësh gjatë operacionit të forcave RENEA.
Pas disa orësh negociatash me policinë, Refik Buzi dyshohet se i dha fund jetës brenda automjetit ku ishte rrethuar nga forcat speciale në zonën e Kurjanit.
Komuniteti i Vidhishtës mbetet i tronditur nga një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në zonë.
Ndërkohë, ceremonia mortore e autorit të dyshuar të ngjarjes, Refik Buzi, pritet të zhvillohet ditën e nesërme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike! Miliarda euro dha shteti, përfituan oligarkët jo qytetarët

Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike

Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat

'Rama, jepe dorëheqjen', mbyllet protesta e 55-të para Kryeministrisë: Nesër më shumë

Kokainë e armë zjarri, goditet grupi kriminal shqiptar në Londër, sekuestrohet drogë me vlerë mbi 1.8 milionë paund

Të shtëna me armë në Shkallnur të Durrësit, përplasen i shumërkuari Denis Tafili dhe Edison Gjuzi! Në konflikt i përfshirë edhe një polic...





