Sot koncerti i Kanye Wast në Tiranë! Kufizime të qarkullimit, ja akset rrugore që do të bllokohen

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se në kuadër të koncertit të Kanye West që do të zhvillohet sot në zonën e Kasharit, do të zbatohen kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore të kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 07:00 deri në orën 24:00 do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës Durrës–Tiranë, nga zona e “Eiffel” deri te “Casa Italia”.
Ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet që operojnë në zonë. Po në të njëjtin interval kohor, do të bllokohet edhe korsia e daljes së autostradës Durrës–Tiranë në rrethrrotullimin e “Casa Italia”. Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në orën 24:00, nuk do të lejohet qarkullimi në segmentin “Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho”, si dhe në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori”, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.
Policia bën me dije se edhe në aksin nga Ura e Institutit deri te “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit të sigurt të aktivitetit.
Gjatë orareve të kufizimeve, akses në zonat e bllokuara do të kenë vetëm automjetet e emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit. Gjithashtu Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim, të planifikojnë lëvizjet e tyre paraprakisht, të përdorin akse alternative dhe të zbatojnë udhëzimet e efektivëve të Policisë të angazhuar në terren.
Lexo edhe
AKTUALITET
Çmimet, ndotja, zhurma, ndërtimet/ Shqipëria pa filtra në sytë e turistëve

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Vijon marshimi, protestuesit ndalen para Rrugës së Ambasadave, aktivisti: Qytetarët që janë kërcënuar duhet të ankohet te ambasadat

Fishekzjarre për lirimin e ish-zyrtarit të arrestuar, Daniel Gjura pritet si "hero" në Dibër

“Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Qytetarët vijonë marshimin e tyre kilometrik: Rama në burg

Koncerti i Kanye West, protestuesja: Ministria e Arsimit po ndan bileta falas për nxënësit e 9-vjeçares

Qytetari nga protesta: Po bëhen 2 revolucione, ju këtu me pushkë, diaspora pas jush me penë

“Bojkotoni koncertin e Kanye West”/ I riu apel nxënësve dhe studentëve: Shkuarja atje gabim si shitja e votës





