Vrau nënën dhe plagosi babain, 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor
Policia e Fierit ka marrë dëshminë paraprake të 45 vjeçarit Florjan Dalladaku për sulmin që u bëri prindërve t&...
Policia e Fierit ka marrë dëshminë paraprake të 45 vjeçarit Florjan Dalladaku për sulmin që u bëri prindërve t&...
Një qytetar kosovar nga Prishtina ka dërguar një denoncim në redaksinë e Piranjat News, duke pretenduuar se i është dë...
Vrasja e një turisti portugez në një klub luksoz në Ksamil nxjerr në dritë një problem që prej vitesh ka qëndruar...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka propozuar që Kombet e Bashkuara të ndihmojnë në lehtësimin e t...
Shqipëria pritet të kalojë nga 61 në 46 bashki, përmes konsolidimit të 28 bashkive ekzistuese në 13 njësi më të...
Shqipëria mbetet ndër ekonomitë me eksportet më të ulëta të shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit...
Rreth orës 00:20 të datës 25 gusht, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Si...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pohuar se Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e tij, por nuk dha detaje se kur ose ku ndod...
Sot pritet të zhvillohet protesta e 87-të qytetare kundër qeverisë, në një aksion që vijon prej gati tre muajsh. Protestues...
Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndërsa Europa Perëndi...

CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të deklasifikuara, tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit.
Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti.
Korrik 1961
Aktivitetet sovjetike në ushtrinë e Shqipërisë
Shqipëria e ashpër malore po kthehet nga sovjetikët në një “Gjibraltar të kuq” në mes të Mesdheut. Që prej përjashtimit të Jugosllavisë nga bashkësia komuniste e Kominform, Shqipërisë po i kushtohet rëndësi e madhe nga BRSS-ja. Ata po pajisin ushtrinë shqiptare me mjete moderne dhe kanë ngritur baza detare dhe raketore në Shqipëri.
Inxhinierët dhe teknikët sovjetikë kanë punuar prej vitesh në vend dhe kanë modernizuar bazat. Ata kontrollojnë tashmë shtatë baza ajrore dhe pesë baza nëndetësesh. Baza ajrore e Rinasit pranë Tiranës, Devolli dhe Diranova pranë Beratit, Ergiri në Gjirokastër, Delvina e Aulona pranë Vlorës, dhe Ishmi, një fshat pranë Tiranës.
Katër baza detare janë vendosur rreth Vlorës. Një prej tyre është në kepin Linguetta, në veri-perëndim të gjirit të Vlorës, dy baza gjenden në Gjirin e Vlorës dhe një në ishullin e Sazanit. Nëndetëset sovjetike besohet se janë shpërndarë në këto baza. Shqipëria rimori ishullin e Sazanit pas Luftës së Dytë Botërore.
Sovjetikët kuptuan rëndësinë e tij strategjike dhe nisën ndërtimin e stabilimenteve për vendosjen e nëndetëseve. Besohet se janë ndërtuar rreth dymbëdhjetë vendqëndrime nënujore për nëndetëset në ishullin e Sazanit, teksa pas krizës së kanalit të Suezit u vendos të ndërtohen edhe pesë të tjera. Katër depozita nëntokësore për karburante janë ndërtuar, teksa rreth 12 nëndetëse janë stacionuar aktualisht në ishull.
Tre nëndetëset e fundit, erdhën këtu gjatë vizitës së flotës sovjetike. Ishulli i Sazanit është fortifikuar gjithashtu me artileri të rëndë të vendosur në shina. Civilët nuk lejohen aty dhe anijet nuk lejohet të kalojnë pranë ishullit, pasi zona kontrollohet ashpër nga sovjetikët. Nafta e prodhuar në Kuçovë vjen në Vlorë me anë të rrjetit të tubacioneve.
Sovjetikët kanë nisur ndërtimin e një rafinerie nafte, në kuadër të ndërtimit të infrastrukturës së plotë mbështetëse për bazën detare të Sazanit. Flota detare ruse në Sazan ka si shënjestër Flotën e Gjashtë të SHBA dhe anijet e saj mbështetëse. Gjashtë nga nëndetëset ruse të dislokuara në Sazan janë vërejtur të ndjekin Flotën e Gjashtë dhe anijet e saj të furnizimit.
Ato janë nëndetëse të kategorisë “Ë” me aftësi lundrimi deri në 5000 milje pa nevoja ri furnizimi, që do të thotë se mund të lundrojnë nga Egjeu në Mesdhe dhe brigjet afrikane me lehtësi. Sovjetikët janë gjithashtu të aftë të dërgojnë nëndetëset e tyre në Vlorë në formë të çmontuar, për t’i montuar më pas aty.
Më shumë se 400 punonjës shqiptarë dhe ekspertë rusë punojnë në montimin e nëndetëseve sovjetike. Vitet e fundit është vërejtur se disa nga nëndetëset po ndërtohen nën masa fshehtësie në bazën e Vlorës. Raportime të tjera thonë se nëpër tunelet e bazës besohet se janë depozituar një numër i madh pjesësh nëndetësesh të gatshme për t’u montuar.
Bazat ajrore
Sovjetikët kanë të paktën gjashtë baza ajrore në Shqipëri dhe të paktën shtatëdhjetë e pesë avionë gjuajtës MIG 21. Baza e shtatë ajrore sovjetike po ndërtohet në Ishëm pranë Tiranës. Personeli sovjetik prej rreth 4000 ushtarakësh e teknikësh furnizohen me dërgesa të rregullta ajrore dhe detare nga portet e Burgas dhe Konstanca. Avionët MIG 21 raportohet se bëjnë patrullime të rregullta, dhe dy avionë nga skuadronet janë gjithnjë në ajër. Sovjetikët kërkojnë siguri ajrore 24-orëshe.
Patrullat e tyre përqendrohen në brigjet e Shqipërisë dhe kundër objektivave të njohur detarë dhe ajrorë. Sovjetikët kanë përfunduar instilacionet e dy njësive raketore dhe kanë nisur ndërtimin e një pike të tretë raketash balistike. Lëshueset kanë kapacitet të mesëm prej 2500 km. Pikat e lëshimit janë të vendosura pranë Tiranës dhe ekzistenca e tyre është sekret i ruajtur ngushtë. Kohët e fundit numri i avionëve rusë MIG 19 të dislokuar në Shqipëri është shtuar shumë.
Forcat detare
Marina e Shqipëri është përforcuar me shtimin e dy luftanijeve nga Rusia. Për momentin personali sovjetik i tyre nuk është zëvendësuar ende. Sovjetikët kanë premtuar se do të sjellin edhe tre luftanije të tjera për Shqipërinë. Anije sovjetike peshkimi të pajisura me radarë dhe antena elektronike po kryejnë survejime hidrografike në disa pika të detit Mesdhe.
Në të njëjtën kohë këto anije patrullojnë detin Mesdhe dhe mbajnë nën mbikëqyrje Flotën e Gjashtë të SHBA-ve. Anijet ruse të peshkimit po tregojnë shumë vëmendje në ndjekjen dhe survejimin e Flotës së Gjashtë dhe po kryejnë shumë veprime të tjera sekrete përveç përpilimit të hartave. Sovjetikët kanë përforcuar ushtrinë shqiptare me armë të rënda dhe pajisje të fundit elektronike ushtarake.
Aktivitet i konsiderueshëm është dalluar mes misionit ushtarak dhe teknikëve sovjetikë në Shqipëri. Qëllimi i shpenzimeve dhe përpjekjeve të BRSS-së në Shqipëri, është aftësimi për të kontrolluar forcat evropiane ushtarake në brigjet e Afrikës veriore, në zonën e Atlantikut verior dhe në Evropën Perëndimore.
Nëntor 1975
Lideri shqiptar Enver Hoxha duket se po vazhdon sulmet dhe mbikëqyrjen ndaj intelektualëve dhe burokratëve të vendit. Mahmut Bakalli, presidenti i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës në Jugosllavinë fqinje, tha se ka pasur “zhvendosje të mëdha politike në administratën e Shqipërisë”.
Bakalli, i cili është më i afërt me ngjarjet në Shqipëri nga sa mund të jenë njerëzit jashtë saj, tha se sulmet mbi intelektualët vijnë si rezultat i frikës së Hoxhës nga tendencat pro-sovjetike të disa zyrtarëve në Tiranë, dhe se zhvendosjet ende po vazhdojnë në qeveri dhe në sferat ekonomike të vendit.
Raportimet për spastrimet e zyrtarëve në Shqipëri tani kanë arritur te mediat evropiane. Heshtja e Tiranës për largimet bën që të shtohen edhe më shumë spekulimet e vendeve, por duket e qartë se ato kanë lidhje që me shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes Beqir Balluku në verën e 1974.
Largimi i tij ndodhi mes shenjave në rritje për përplasje brenda partisë, mes komunistëve të linjës së ashpër në Shqipëri dhe në politikën e jashtme, dhe atyre për një qëndrim më të moderuar.
Bakalli dukej i bindur se spastrimet e kësaj vere vinin nga debati i planifikimit ekonomik dhe tregtisë së jashtme. Dy nga zyrtarët e spastruar ishin ministri dhe zëvendës-ministri i tregtisë. Bakalli tha se nevoja e Shqipërisë për kapitale do ta detyrojë Tiranën të shikojë nga Perëndimi, por deri tani nuk ka pasur shenja se Hoxha dhe regjimi i tij janë të interesuar për këtë.
Tirana vazhdon të ruajë linjën stoike të refuzimit të bashkëpunimit me Moskën. Ndërsa në Moskë, parada e sivjetshme ushtarake e Sheshit të Kuq, nuk përfshiu mjetet me raketat e mëdha që janë parë zakonisht në të kaluarën.
SHBA-ës ka vëzhguar dy prova të përgjithshme të paradës dhe kemi konstatuar vetëm gjysmën e pajisjeve dhe asnjë nga mjetet e mëdha të para në vite të shkuara. Provat zakonisht përputhen qartë me vetë paradën kryesore, edhe pse ka ndodhur që në paradën e përvitshme të 7 nëntorit, janë prezantuar pajisje të tjera, të pa para gjatë provave.
Nëse pajisjet e mëdha janë eliminuar nga parada, kjo mund të tregojë se Kremlini kërkon të ulë profilin e festimeve dhe shfaqjes së forcës, që është në përshtatje me programin aktual “të paqes”, prek konferencës së Helsinkit.
Vitin e kaluar pjesa mbyllëse me civilë e paradës u anulua papritur, zyrtarisht prej motit të keq, por me shumë gjasa për të mbrojtur shëndetin e liderëve të moshuar sovjetikë në podium. Prandaj dhe dominimi i pjesës ushtarake të saj solli dënimin e shtypit perëndimor dhe rrjedhimisht edhe survejimin më nga afër të paradës së këtij viti.
Por ndoshta për reduktimet e shfaqjeve ushtarake të këtij viti, mund të ketë pasur dhe arsye më pak të rëndësishme siç është mbrojtja e rrugëve të bulevardeve që janë shtruar së fundmi./ Memorie.al
Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndërsa Europa Perëndi...
Shumë përdorues kanë raportuar sot se kanë pasur probleme me telefonanat përmes rrjetit celular gjatë ditës së sotme n...
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së sotme....
Kompensimi i naftës te Transporti Publik, Financat të gatshme për 3 muaj shtesë, pritet propozimi i Infrastrukturë Shtrenjtimi i &cc...
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e së hënës fshatin Zhymë, të njësisë Krutje, në...
Është arrestuar në Fier, 45-vjeçari i cili vrau me sqepar nënën e tij dhe plagosi rëndë të atin pas një konf...
Arrestohet autori i ngjarjes së rëndë në Lushnje. 45-vjeçari Florjan Dalladaku u prangos nga policia, pasi akuzohet se vrau nën&...
Kryetari i Bashkisë Memaliaj, Albert Malaj ngre akuza ndaj Prefekturës së Gjirokastrës, duke pretenduar se institucioni po përdoret s...
Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi Florjan Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Krutje të Lushnjës, ku një i ri me probleme të shën...