I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lexuar këtë të enjte (4 qershor 2026), konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Durim Bamin, Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja, dhe Oltion Zefi.
Prokurori Alfred Shehu ka kërkuar dënimin me 98 vite e 6 muaj burg për 7 të pandehurit, konkretisht:
Durim Bami: 21 vite burg, 14 vite me gjykim të shkurtuar.
Aldo Avdyli: 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Edson Jozwik: 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar.
Oltion Zefi: 20 vite burg, 13 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
Henerigert Mitri: 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar.
Altin Morina: 13 vite e 6 muaj burg, 9 vite me gjykim të shkurtuar.
Jozi Kraja: 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Ndërkohë pak ditë më parë, SPAK lexoi konkluzionet për një tjetër fraksion të dosjes me 5 të pandehur, mes tyre dhe vëllai i ish-deputetit socialist, Armando Ndreca.
Sipas pretencës së SPAK, për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist, Eduard Ndreca, është kërkuar dënimi me 15 vite burg, që reduktohet në 10 vite.
Për Elvis Ndrecën, djalin e xhaxhait të ish-deputetit socialist, SPAK ka kërkuar 9 vite burg, dënim që zbret në 6 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Për ish-efektivin e forcave speciale RENEA, Adrian Pikli, kërkohet dënimi me 10.6 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 7 vite. Për Edison Muçekun është kërkuar dënimi me 9 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 6 vite.
Ndërsa për Deivis Bajramajn është kërkuar dënimi me 12 vite burg, i cili me gjykim të shkurtuar zbret në 8 vite.
Ndërkohë, për Albert Zajën, i cili është hetuar në kuadër të këtij grupi, dosja është veçuar dhe po trajtohet më vete.
Akuzat respektive për pesë të pandehurit:
Të pandehurit akuzohen për pjesëmarrje në grup kriminal, kultivim të bimëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe sigurim kushtesh për të kryer vrasje.
Sipas organit të akuzës, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është provuar se:
-Më 04.11.2020, në Urën e Tapizës, Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.
-Gjatë periudhës maj–korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku siguruan mjetet për vrasjen e shtetasit Hamza Terziu.
-Gjatë periudhës korrik–gusht 2020, Elvis Ndreca siguroi mjetet për vrasjen e shtetasit Durim Bami.
-Në tetor 2020, Armando Ndreca organizoi dhe financoi grupin që prodhoi dhe shiti 243 kg kanabis në Lezhë.
-Gjatë viteve 2020–2021, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke i shitur ato edhe personave me precedentë penalë.
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK në maj 2024 janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe u firmosën 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.
Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e planifikimit të vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputet, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.
Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.
7 grupet kriminale të shkatërruara:
Ervis Martinaj Fushë-Kuqe
Arben Ndoka Lezhë
Astrit Avdulaj Durrës
Durim Bami Fushë-Krujë
Duka-Hyseni Tiranë dhe Vlorë
Edison Reçi Rrëshen
Në kuadër të këtij operacioni të ndërmarrë në maj 2024 u krye fillimisht arrestimi i 20 personave, 14 prej të cilëve në Shqipëri, dhe 6 jashtë vendit, përkatësisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë e 2 në Belgjikë.
Lista e plotë me urdher arreste:
1. Arben Ndoka
2. Arian Tuku
3. Ilia Ndoka
4. Samuel Ndoka
5. Vinçens Tuku
6. Ervis Martinaj
7. Jozi Kraja
8. Astrit Avdyli
9. Aldo Avdyli
10. Miri Bruli
11. Naim Stafuka
12. Emiljano Shullazi
13. Blerim Abazi
14. Elvis Ndreca
15. Oltion Zefi
16. Edson Jozëik
17. Armando Ndreca
18. Kasandër Noga
19. Elson Reçi
20. Besian Xhixha
21. Enver Diva
22. Robert Laçi
23. Fatmir Troplini
24. Klodian Shahini
25. Henerigert Mitri
26. Gjergji Cukali
27. Kristos Teta
28. Denis Meta
29. Gentian Binjaku
30. Viktor Imeraj
31. Satilno Basho
32. Marklen Haka
33. Tori Xhecuka
34. Edison Muceku
35. Albert Zaja
36. Florenc Kelmendi
37. Ardit Gjokrosa
38. Deivis Bajramaj
39. Adrian Pikli
40. Durim Bami
41. Endrit Dokle
42. Xhelal Rraja
43. Altin Morina
44. Leonard Duka
45. Erlis Duka
46. Fatmir Hyseni
47. Altin Gega
48. Drianto Bardhi
49. Fabio Ballabani
50. Elton Zalla.
Një autobus i linjës Durrës–Spitallë (linja e Universitetit) është përfshirë nga flakët këtë t&eu...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
“Ka tre vite që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet! S’i thua dot pro...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...