Qeveria, e paaftë të shpenzojë 756 mln euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 mln euro!
Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të...
Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të...
Shqipëria pritet të përjetojë një ditë me mot kryesisht të qëndrueshëm të mërkurën, më 28 tetor...
Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozo...
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike t&e...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...

SPAK kërkoi të martën Kuvendit që të japë autorizimin kësaj prokurorie që të marrë masë tjetër ndalimi ndaj Ballukut, e cila mbrohet nga imuniteti i deputetit. Por dosja voluminoze e dorëzuar në Kuvend bashkë me këtë kërkesë nuk u është shpërndarë deputetëve anëtarë të Këshillit i cili ka tagrin ligjor për të vendosur nëse i duhet hequr apo jo imuniteti Ballukut. Sipas deputetëve të opozitës anëtarë në këtë këshill zyra e Kryetarit të Kuvendit u ka vënë në dispozicion vetëm relacionin përmbledhës të dosjes pasi ata kanë firmosur një deklaratë për mosnxjerrjen e sekretit hetimor.
Kuvendi i Shqipërisë shpërndau për mediat një reagim duke e justifikuar vendimin e Kryetarit të Kuvendit me faktin që materiali që përmbante provat ndaj Ballukut ishte ‘sekret hetimor’ dhe ishte ‘kyçur’ në një kasafortë në mjediset e Kuvendit deri në mbledhjen e këshillit të premten ku do të vendoset për mënyrën se si deputetët do të njihen me materialin.
“Materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar”- njofton Kuvendi.
Vendimi, sipas njoftimit, ishte marrë bazuar në një urdhër të Prokurorisë së Posaçme “Për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve” dhe detyron Kuvendin në në ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit ose shpërndarjes së akteve të tilla.
Sipas Kuvendit, “kjo çështje dhe mënyra e njohjes me këtë informacion do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të SPAK-ut”. Kuvendi gjithashtu u bën thirrje deputetëve që janë vënë në dijeni me materialin përmbledhës të dosjes se kanë “detyrimin për zbatimin e rreptë të ruajtjes së sekretit hetimor, në përputhje me urdhrin e prokurorit të çështjes”. Por, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një reagim publik e cilësoi vendimin e Peleshit të gabuar dhe në kundërshtim me rregulloren dhe praktikat parlamentare.
“Nuk e mbyll më dot në kasafortë korrupsionin e Edi Ramës! Është sheshit, në çdo punë publike!”- iu drejtuar ai Kryetarit të Kuvendit në një reagim të shpërndarë në media.
“SPAK, sipas ligjit, ka detyrimin të sjellë në Kuvend relacionin, shoqëruar me provat mbështetëse. Këto nuk i sjellë për ti mbyllur në kasafortën e Protokollit të Kuvendit, por për tia vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe deputetes së marrë të pandehur, që të jenë të përgatitur për vendimmarrjen në mbledhje”- thotë më tej Bardhi.
Neni 118 i Rregullores së Kuvendit parashikon në pikën 1 se “Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin”. Në praktikën e mëparshme parlamentare edhe kur dosjet janë konsideruar ‘sekret hetimor’ nga prokuroria ato janë vendosur në dispozicion të anëtarëve të këshillit pasi ata kanë firmosur një deklaratë se mbajnë përgjegjësi për mosnxjerrje të sekretit hetimor.
Të mërkurën kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë një konference për mediat lexoi publikisht disa biseda të zbardhura mes Ballukut dhe vartësit të saj Ervis Berberi për tenderat për lotet e Unazës së re të Tiranës, të ngjashme me biseda të tjera të rrjedhura në media nga hetimet për tendera të tjerë, ku tregohet mënyra se si këto tendera vendosen paraprakisht./BIRN
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje tronditëse lidhur me aksionin e SPAK kundër një grupi kriminal që dyshohet se ka vepruar brenda ...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të zv/kryeministres Belinda Ballu...
Janë publikuar pjesë nga një dosje hetimore që përmban komunikime mes zv.kryeministres Belinda Balluku dhe Evis Berberit, lidhur me s...
Një incident është regjistruar në një apartament në lagjen Pavarësia, ku një bombol gazi ka marrë flakë n&eu...
Ujërat e zeza të cilat kanë dalë sheshit po rrezikojnë dhjetëra familje në lagjet e Këlcyrës. Ndonëse ankesa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për ish-prokurorin Xhevahir Lita. KPK kishte vendosur për Li...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, q...
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku ish-efektivi i Forcave Operacionale “Shqiponjat”, Artjol Xhelo, u gjet...
Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur mes nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Sarandë. Bëh...
Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka paraqitur ankimimin për dënimin e tij me burg në Gjykatën e Lartë. ...