SPAK kërkon pushimin e 6 episodeve për Elvis Rroshin, vijon gjykimi për 5 akuza të tjera për shpërdorim detyre

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për ish kryetarin e Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi për shkak të parashkrimit të veprës penale.
Megjithatë ish-kryebashkiaku nuk do t’i shpëtojë ndjekjes penale pasi ai akuzohet nga SPAK për 5 episode të tjera për shpërdorim detyre.
Çështja ndodhet në fazën e seancës paraprake ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 28 prill.
Rroshi fillimisht u hetua për shkelje të barazisë në tendera ndërsa më pas iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës.
Bëhet fjalë për një dosje të vjetër pas një auditi të KLSH lidhur me abuzimet me tenderat në Bashkinë Kavajë, çështje e cila kishte shkuar për pushim në Gjykatën e Durrësit por kjo e fundit shpalli moskompetencën.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tentativa e vrasjes në Fushë-Krujë/ Çfarë u gjet në telefonin e Redion Ahmetit, Prokuroria ‘mbyll sytë’

VIDEO/ Mjeti doli nga rruga dhe përfshihet nga flakët

“Shitet akoma kokainë te Petro Nini’”, eksperti: Prindërit i kanë dhënë fëmijët me koncesion!

Fluks i lartë në Kapshticë pas Pashkëve, mijëra shqiptarë rikthehen në Greqi

DETAJE nga operacioni i Call Center-ave në Tiranë, kush janë të arrestuarit

Shisnin kokainë, tre persona të arrestuar, dy në kërkim

Fitimet e bizneseve u ulën në 2024, sektorët me rritjen më të madhe dhe rënien më të fortë

Flakët përfshijnë një apartament në qendër të qytetit të Elbasanit, ndërhyjnë zjarrfikëset





