SPAK mbyll hetimet për dosjen “Metamorfoza”, çështja dërgohet në GJKKO

SPAK ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, që përfshin nëntë të pandehur, dhe ia ka dërguar çështjen Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për veprime të mëtejshme.
Mes të pandehurve janë Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaodor Hakaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Bardhyl Mavraj, Eljon Hato, Arsad Bashli dhe Nuredin Dumani. Sipas SPAK, disa prej tyre vijojnë të hetohen në mungesë, pasi masat e sigurisë të vendosura ndaj tyre nuk janë ekzekutuar prej vitesh.
Të pandehurit akuzohen për vepra të rënda penale, mes tyre vrasje me paramendim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në organizatë kriminale, sigurim mjetesh për kryerjen e vrasjeve, si dhe armëmbajtje pa leje. Pas mbylljes së hetimeve, dosja do t’i nënshtrohet shortit në GJKKO për caktimin e gjyqtarit që do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarr pranë banesave në unazën jugore të Elbasanit/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Osman Stafa rrëfen kërcënimin: Në polici u shoqëruan persona të tjerë nga ata që denoncova

Grabitet nga persona të paidentifikuar posta në Yrshek/ Pakot e marra dyshohet se kanë sende të paligjshme

"Telefonoi vëllain dhe i tha ta shpëtonte", mikja e Enrikut tregon pikëpyetjet për udhëtimin në Zvërnec: Atë mbrëmje ishte vetëm me një 1...

Gjykata e gjobiti me 50 miijë lekë për shkak të mungesës/ Reagon Plarent Ndreca

EMRAT/ Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Qershori 2026, ndër më të nxehtit në histori! Edhe Shqipëria me temperature mbi mesataren. Rreziqet për qytetarët

Gonxhja ofendon protestuesit: Tufë budallenjsh! Fatura 4.3 mln euro e koncertit u takon atyre





