Plumb gome në sy Erion Vishkullit/ Prokuroria “kreh” armët e FNSH, merr videot e bankës
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Në fjalën e saj në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta &cce...
Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konfliktin mes GJKKO dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke pr...
Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2026, duke arritur në 1,090 aksidente në periudh&eu...
Prokuroria e Posaçme mori të pandehur kryebashkiakuan e Shkodrës, Benet Beci, duke i komunikuar akuzën, që rëndon mbi të.
Beci akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera bashkë me 7 persona të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjitik” (projekt kërkimor me fond 800 mijë euro).
Në tenderin e zhvilluar në dhjetor të vitit 2019, e akuzuar është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit.
Të pandehurit e tjerë janë: Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti.
Benet Beci u hetua në gjendje të lirë, teksa veprën penale thotë SPAK e ka kryer në kohën kur ka mbajtur detyrën e titullarit të KESH (Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare).
Implikimi
Kryebashiaku i Shkodrës ra rastësisht në rrjetën e SPAK, teksa prokurorët po hetonin ish drejtorin e rrugëve Evis Berberi. Gjatë hetimeve për Berberin, prokurorët e SPAK mes të tjerash kanë sekuestruar edhe telefonin e bashkëshortes së tij.
Por ndonëse ishin nisur për të gjetur prova të mëtejshme në ngarkim të Berberit, në telefonin e zonjës Ruko, prokurorët kanë gjetur dhe disa komunikime mes ish kreut të rrugëve dhe ish drejtorit të KESH
Njëri prej tyre, më flagranti lidhet me një tender me vlerë 832 mijë euro, me TVSH, të zhvilluar nga KESH për kontraktimin e një studimi për strategjinë e sektorit energjetik. Bashkëshortja e zotit Berberi ishte caktuar kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të tenderit.
Studimi, i cili do të kryhej në bashkëpunim me profesorë të Harvardit duket se kishte para për të ndarë edhe për dy ish zyrtarët, të cilët donin jo pak por mbi 40 për qind të fondit. Në një nga SMS-të e gjetura nga prokurorët e SPAK, duke ju referuar tenderit për studimin, Evis Berberi i shkruan Benet Becit: “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë.”
Por SMS-ja kompromentuese e Berberit për Becin nuk është prova e vetme. Më vonë ka rezultuar se prokurimi është kryer pikërisht ashtu.
Tenderi
Tenderi me objekt “Zhvillimi i Strategjisë për Sektorin Energjetik” u shpall nga KESH në 13 janar të vitit 2020 me fond limit të paracaktuar prej 69.5 milionë lekësh ose 695 mijë euro pa tatim mbi vlerën e shtuar. Bashkë me TVSH-në vlera e fondit limit ishte 834 mijë euro.
Shpallja e fituesit
Në garë pati vetëm një ofertë, që ishte ajo e kompanisë Consulting & Management Albania SHPK në pronësi të biznesmenit Ervis Myftari, e cila ofroi ta kryente shërbimin me vlerën 69.35 milionë lekë pa tvsh ose sa 99.8 për qind e fondit limit.
Një ditë pas tenderit, KESH shpalli fituese pikërisht kompaninë e Ervis Myftarit, e cila me sa duket ishte instrumenti që do të ndante paratë sipas formulës 500 mijë për profesorët dhe 330 mijë për ata me dy klasë shkollë./Kapitali.al
Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka ndarë një njoftim për takimin me Altin Dumanin, ish-kreun e SPAK-ut Shqipëri. Bazuar ...
Mjegulla e dendur ka përfshirë segmentin rrugor Kukës–Krumë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. N...
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë së Posaç...
Tre persona që dyshohen për kontrabandë nëpërmjet kufirit shqiptaro-maqedonas dhe prerje të paligjshme pyjesh janë procedua...
Dalin të tjera detaje nga dosja hetimore e SPAK ndaj Belinda Ballukut. Nga komunikimet e zv/kryeministres me drejtorin e ARRSH, Evis Berberi, flitet p&eu...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur pak minuta më parë në ambientet e SPAK. Beci është marrë i...
Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me prova për dosjen ‘Balluku’. Ndërsa vijon disk...
Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zv.kryministrin Arben Ahmetaj. Ky i fundit po hetohet për dosjen ...
Peshku luan, një nga speciet invazive më të rrezikshme për ekosistemin detar, po kapet gjithnjë e më shpesh në ujërat ...
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës si autorë të disa vjedhjeve. Policia thotë se në pranga u vunë shtetasit E...