Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak...
AKTUALITET

SPAK nuk pranon largimin e Altin Dumanit nga çështja e Suel Çelës

P
Piranjat 4 August 2026, 14:54 · 1 min lexim
SPAK nuk pranon largimin e Altin Dumanit nga çështja e Suel

Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Petrit Çelës, babait të Suel Çelës, për përjashtimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, nga procedimi penal ku janë nën hetim familjarë të tij. Vendimi është marrë nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, i cili e ka cilësuar kërkesën të pambështetur në ligj dhe prova.

Petrit Çela argumentonte se ndaj Dumanit ishte depozituar një kallëzim penal për shpifje në Prokurorinë e Veronës në Itali, duke kërkuar largimin e tij nga procedimi penal nr. 193/2023. Sipas SPAK, kërkesa lidhej me hetimet ku të proceduar janë Marjus Lulaj dhe Mario Çela.

Në arsyetimin e saj, SPAK thekson se Altin Dumani nuk ka qenë pjesë e grupit hetimor të çështjes në Itali apo në Shqipëri dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Sipas institucionit, roli i tij ka qenë vetëm institucional, përmes nënshkrimit të dokumenteve për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) me autoritetet italiane, ndërsa Prokuroria e Veronës ka kërkuar më herët arkivimin e kallëzimit penal ndaj tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.