AKTUALITET

SPAK thellon hetimet ndaj Ballukut, kontrolle në banesat e familjarëve, sekuestrohen ‘prova’

Piranjat Përditësimi i fundit 29 April 2026, 11:00

SPAK thellon hetimet ndaj Ballukut, kontrolle në banesat e

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka urdhëruar kontrolle të reja në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku për abuzime me tenderat qindra miliona euro të rrugëve.

Sipas BW, deri më tani janë miratuar më vendim të gjykatës të paktën 15 kontrolle në kuadër të dosjes Balluku, përfshirë dhe familjarë të saj.

Burimet konfirmojnë se është ushtruar kontroll në banesën e Mired Recit, djalit të tezes së Belinda Ballukut, por edhe personave të tjerë të lidhur me të, në kuadër të hetimeve që po kryhen edhe në drejtim të pasurisë.

Reci, rezulton se qenë ortak me 49% të aksioneve në dy kompani: “XL MARKET” shpk dhe “Hippo Tregu Elektrik” shpk. Ortaku tjetër është Meland Qirko, kunati i zv.kryeministres Balluku, i martuar me motrën e saj, Pamela Qirko. Gjatë këtyre kontrolleve që pasojnë ato të dhjetorit 2025 dhe janarit të këtij viti, mësohet se janë sekuestruar sërish celularë, dokumente që sipas prokurorëve i shërbejnë hetimit të çështjes. Në kuadër të hetimit, prokurorët e posaçëm kanë kërkuar informacion jashtë vendit, përmes letërporosive.

Belinda Balluku është e pandehur për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për lotet e Unazës së Madhe që kapin vlerën e qindra miliona euro. Ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë në fuqi dy masa sigurie: ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve. Ndërkohë që më herët maxhoranca socialiste e rrëzoi kërkesën e SPAK për leje për arrestimin e Ballukut. Nisur nga kontrollet e fundit dhe fazën e re në të cilën kanë hyrë hetimet, mbetet për t’u parë nëse prokurorët e posaçëm do ta ripërsëririn kërkesën për leje për të arrestuar ish-numrin dy të qeverisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?